E enjte, 29 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Me djalin e vogël në krah, Ajola Xoxa mbërrin në paraburgimin e Fierit për të takuar Veliajn

Ajola Xoxa ka mbërritur këtë të enjteje në ambientet e paraburgimit të Fierit, e shoqëruar nga djali i saj, për të takuar bashkëshortin, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj u transferua një ditë më parë nga paraburgimi i Durrësit në burgun e sigurisë së lartë në Fier, me urdhër të autoriteteve të burgjeve.

Reklamë

VIDEO- Ajola Xoxa mbërrin në paraburgimin e Fierit

Kujtojmë se më 29 qershor, Erion Veliaj u bë baba për herë të dytë. Me këtë rast, atij iu dha leje për të dalë për herë të parë nga paraburgimi, për të qenë pranë familjes në momentin e lindjes së fëmijës.

Reklamë

Ndërkohë, transferimi i tij nga Durrësi në Fier ka shkaktuar reagime. Veliaj ka dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me këtë lëvizje, duke kundërshtuar transferimin e papritur dhe duke theksuar se nuk kishte pasur asnjë kërkesë të tillë nga ana e tij.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.