Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
14 June 2026
Vizion fokus

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Borsh Moisi...

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen e re me Iranin, do...

Qytetarët mbyllin protestën para kryeministrisë, nis marshimi në rrugët...

Starmer: Do të publikojmë planin e investimeve të qeverisë...

Aksident në Shëngjin, autobusi del nga rruga dhe përfundon...

Autoritetet belge kërkojnë 5 vite burg për narkotrafikantët shqiptarë

Zjarr pranë zonave të banuara në Vlorë, flakët “përpijnë”...

Dita e 14-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin...

Dy makina përplasen kokë më kokë në Dhërmi, katër...

Berisha me fermerët në Cërrik: Jeni më të diskriminuarit...

“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i përgjigjet Berishës për Prokurimet Publike: Kemi bërë progres të madh, vlerësohemi ndërkombëtarisht

12 Maj 13:32

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me nivelin e integritetit në prokurimet publike në Shqipëri.

Rama ka hedhur poshtë pretendimet për rënie të standardeve në këtë fushë, duke thënë se Shqipëria është përfshirë për herë të parë në një portal europian të matjes së integritetit të prokurimeve dhe se, sipas tij, ka dalë me rezultate më të mira se disa vende të Bashkimit Europian.

Lexo edhe :

Related Posts

“Korrupsion i lartë me tenderat”, Berisha: Asnjë kompani europiane nuk ka fituar një prokurim në Shqipëri

Ai ka theksuar gjithashtu se sistemi i prokurimeve publike në vend ka njohur përmirësime të vazhdueshme dhe se qeveria synon rritje të mëtejshme të transparencës përmes digjitalizimit dhe përdorimit të teknologjisë së re.

Në reagimin e tij, Rama është shprehur gjithashtu se zhvillimet në këtë fushë do të vijojnë me përfshirjen e zgjidhjeve të bazuara në inteligjencën artificiale, me synimin për të rritur efikasitetin dhe shpejtësinë e proceseve të prokurimit publik.

Edi Rama: Hedh budallai i madh një gur në lumë dhe pastaj të vegjlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë, duke thënë që integriteti i prokurimeve publike në Shqipëri paska shënuar rënie! Po se si e shënoi këtë rënie, kur në fakt Shqipëria u përfshi për herë të parë në portalin europian të matjes së integritetit të prokurimeve për shtetet e Bashkimit Europian, duke dalë më mirë se sa shumë prej tyre, këtë as i madhi e as të vegjëlit nuk kanë se si e thonë, sepse budallallëku ka kufi vetëm vetveten. Rëndësi ka që duan s’duan ata që s’duan, sot Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku kemi bërë progres të madh dhe jemi ende në ngjitje, sepse me Diellën në prokurimet publike do të arrijmë brenda këtij mandati, një nivel integriteti e shpejtësie që do të na rendisë në nivelin më të lartë europian, falë Inteligjencës Artificiale.

Çfarë deklaroi Sali Berisha 

Njeriu që në çdo fjali nxjerr një gënjeshtër është bërë barsoletë e vërtetë në Shqipëri, në Evropë dhe më gjerë.

Edi Rama doli dje me shifra dhe statistika para, rrahu gjoksin për prokurimet transparente me pretendimin se ato kanë shënuar përmirësime spektakolare duke qenë i paaftë të lexojë shifrat, t’i interpretojë grafiqet, tabelat e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare që faktojnë absolutisht të kundërtën.

Shqipëria, siç dihet, është vendi i parë në botë që aplikoi sistemin dixhital të prokurimeve, për çka në vitin 2010, OKB i akordoi Shqipërisë, pasi BB certifikoi këtë sistem, i akordoi çmimin e dytë në botë për transparencën në shërbimin civil.

Ky sistem në vitin 2010-2011-2012, pra integriteti i prokurimeve publike ishte 80 përqind. Vlerësohej me 80 përqind.

Integriteti i prokurimeve publike pas kësaj periudhe ka rënë në një mesatare 70 përqind. Ka rënë me 10 pikë dhe jo vetëm kaq, por në vitin 2026, kjo rënie është në 66 pikë, është një rënie prej 14 pikësh.

Një rënie dramatike.

Shkaqet do i shohim më poshtë.

Pra, e kuptoni. Sistemi i vendosur në vitin 2010, që në vitet e para kishte treguesin e integritetit 80 përqind, dhe në vend se të njihte përmirësime, sepse sigurisht teknologjia e vitit 2026 është më e avancuar dhe lejon mundësi më të madhe, jo vetëm që nuk njohu përmirësim, por njohur përkeqësim progresiv.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Berisha Prokurime Publike rama

Nga e njëjta kategori

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

më shumë...

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen e re me Iranin, do të hapet Ngushtica e Hormuzit

më shumë...

Qytetarët mbyllin protestën para kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

Dita e 14-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, nisin marshimin drejt kryeministrisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Mburojë kundër ftohjes dhe kontribuues në shëndetin...

10:33

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në...

10:08

Këto ushqime do ju ndihmojnë të flini...

10:02

Këto ushqime do ju ndihmojnë të flini...

9:49

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen e re me...

9:30

Qytetarët mbyllin protestën para kryeministrisë, nis marshimi...

9:13

Starmer: Do të publikojmë planin e investimeve...

7:44

Aksident në Shëngjin, autobusi del nga rruga...

6:56

Disa truke se si të bëni një...

6:45

Autoritetet belge kërkojnë 5 vite burg për...

6:34

Zjarr pranë zonave të banuara në Vlorë,...

6:09

Dita e 14-të e protestës, qytetarët grumbullohen...

5:51

FOTO/ Zhdukja e Eglant Koçit, Mand “Dhelpra”...

5:39

Dy makina përplasen kokë më kokë në...

5:33

Berisha me fermerët në Cërrik: Jeni më...

5:18

Kriminaliteti në kryeqytet, drejtori i policisë së...

5:17

Parashikimi i motit për ditën e diel

5:12

Arrestimi i Ilir Shtufit në Selanik, policia...

5:02

Drejtësia raporton në Kuvend, dëgjesa te Komisioni...

4:44

“Gjon Mili: retrospektivë”, ekspozita hapet në Muzeun...

Më të klikuarat

  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • “U futa në bela me burrin tënd”, Dasara i “...
  • Tragjedi në New York, 12-vjeçari humb jetën pasi u mbyt me n...
  • Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet t...
  • Nga Italia dhe Greqia në argjendaritë e Fierit e Lushnjës, z...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.