Ditën e djeshme, në ditën ndërkombëtare të nënës, fermerëve iu dha një letër që të shkruanin fjalë zemre për nënat e tyre.
Blerina, i kishte dedikuar disa rreshte të ndjera nënës së saj dhe që gjatë shkrimit të saj u “pushtua” nga lotët.
Teksa lexoi letrën edhe për publikun, Blerina mori mbrapsht edhe një letër nga nëna e saj, e cila i shprehte gjithë dashurinë dhe vlerësimin që ajo kishte për vajzën e saj.
Por surprizat nuk mbaruan këtu. Pas gati 6 javësh qëndrim në Ferma Vip, Blerina takoi edhe vëllain, malli për të cilin ishte shumë i madh.
Pas takimit me Blerinën, Nazarino u përshëndet edhe me fermerët e tjerë.





