E premte, 23 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: SPAK rrëzoi akuzën për “1 milion dollarë lobim” për foton me Trump, do çmontohen edhe të tjerat

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se vetë Prokuroria e Posaçme ka rrëzuar akuzën kryesore ndaj tij, atë për ‘lobimin 1 milionë dollarë për një foto me Presidentin Donald Trump’.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta theksoi se kallëzimi ndaj tij është ngritur nga akuza të rreme.

Reklamë

Reagimi i Metës:

Sot, në seancën radhës të gjykimit në themel, vetë Prokuroria rrëzoi akuzën kryesore ndaj meje për gjoja lobimin 1 milion USD për një foto me Presidentin Trump.

Reklamë

Para gjykatës prokurori pohoi se bëhet fjalë vetëm për një pagesë të ligjshme prej 15 mijë USD për McKeon Group, pikërisht ajo që kam deklaruar publikisht, por edhe në SPAK, që para 3 vitesh, kur jam thirrur për këtë çështje.

Shikoni tani titujt e lajmeve të rreme të “Mother Jones” dhe “Kronen Zeitung”, të sponsorizuara me paratë e inceneratorëve dhe të mafias ndërkombëtare, mbi të cilat u ndërtua kallëzimi i rremë dhe akuza kryesore kundër meje, akuzë mbi të cilën u mbështet rrëmbimi dhe izolimi im politik prej 19 muajsh, akuzë që sot u rrëzua nga vetë Prokuroria.

Durim! Edhe akuzat e tjera do të çmontohen njëra pas tjetrës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë