E premte, 23 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ministri Demo në takimin ndërkombëtar në San Patrignano: Parandalimi i varësive dhe rehabilitimi, përgjegjësi e përbashkët

Itali – Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, mori pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive dhe Rehabilitimin, në San Patrignano të Italisë, ku ishte e pranishme edhe Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e homologë nga vende evropiane.

Në fokus të takimit ishte rëndësia e një qasjeje të gjithanshme në luftën kundër drogës, e cila ndërthur sigurinë dhe zbatimin e ligjit me parandalimin e varësive, mbrojtjen e të rinjve dhe mbështetjen për rehabilitimin e riintegrimin në shoqëri të personave që përballen me varësinë.

Reklamë

Përballja me këtë fenomen kërkon përgjegjësi të përbashkët, bashkëpunim ndërkombëtar dhe politika të qëndrueshme që synojnë jo vetëm luftën kundër trafikimit dhe shpërndarjes së drogës, por edhe parandalimin e pasojave sociale dhe shëndetësore të varësive.

“Parandalimi, rehabilitimi dhe riintegrimi përbëjnë elemente thelbësore të një strategjie afatgjatë, me në qendër mbrojtjen e të rinjve dhe krijimin e mundësive konkrete për një jetë të shëndetshme e të sigurt”, thekson Demo, në një postim në rrjetet sociale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.