Ka startuar nata e katërmbëdhjetë e Ferma VIP 3 në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.
Nën drejtimin e Vita Production dhe producentes Holta Dulaku, Ferma VIP është shndërruar në spektaklin e rekordeve në të gjitha trevat shqipfolëse.
Mbrëmja e sotme pritet të sjellë zhvillime të forta, emocione, surpriza dhe shumë dinamika brenda Fermës.
Nën moderimin e Arbana Osmanit dhe treshes së opinionistëve Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqit, do të diskutohen përplasjet, debatet dhe ngjarjet më të komentuara që kanë ndodhur gjatë javës në fermë.
Mos humbisni spektaklin e mbrëmjes, LIVE në ekranin kombëtar Vizion Plus. Për të gjithë ju që nuk keni mundësi ta ndiqni përmes televizorit, transmetimi do të jetë i disponueshëm edhe në linkun tonë zyrtar në YouTube.





