E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E rëndë në Korçë, 21-vjeçarja denoncon për ngacmim seksual kirurgun e spitalit: Më preku në vendet intime

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Korçë, ku policia ka arrestuar kirurgun 72-vjeçar Nikolla Nunka, pas kallëzimit të bërë nga një paciente 21-vjeçare për ngacmim seksual.

Sipas burimeve, e reja ishte paraqitur në urgjencën e spitalit me dhimbje barku dhe të vjella, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore ishte vendosur që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për apandesit.

Reklamë

Në dëshminë e saj para policisë, 21-vjeçarja ka deklaruar se gjatë qëndrimit në spital, kirurgu që kujdesej për të e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme në pjesë intime, duke pretenduar se po kryente kontroll mjekësor. Ajo ka shtuar gjithashtu se mjeku ka tentuar ta puthë në disa raste.

E reja, e cila jeton në Gjermani dhe kishte ardhur së fundmi në Shqipëri, ka treguar se nuk ka arritur të sigurojë prova filmike, pasi sipas saj doktori i kërkonte të hiqte telefonin sa herë hynte në dhomën e mjekimit.

Reklamë

Pas kallëzimit, policia e Korçë ka shoqëruar mjekun nga ambientet e spitalit drejt komisariatit për t’u marrë në pyetje. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se çështja ndodhet ende në fazën paraprake të hetimeve.

Ndërkohë, pritet që Prokuroria të vendosë nëse 72-vjeçari do të mbahet në paraburgim deri në caktimin e masës së sigurisë apo do të hetohet në gjendje të lirë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë