E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tragjedi në Vlorë! 32-vjeçarja gjendet e mbytur në Plazhin e Vjetër

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një 32-vjeçare me inicialet E.T. është gjetur e mbytur.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, e reja vuante nga depresioni. Ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka konstatuar trupin dhe ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji.

Më pas, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa bashkëshorti i 32-vjeçares po merret në pyetje nga grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë