E premte, 23 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Publiku shpëton Mozën nga televotimi, 4 fermerët e tjerë shkojnë në sfidë, iu bashkohet edhe Vanesa

Moza është fermerja më e votuar nga publiku, duke shpëtuar nga televotimi që u hap që prej ditës së premte.

Tashmë, 4 fermerët e tjerë Sara, Blerina, Bujaka dhe Henri do të shkojnë në një sfidë. Por ata nuk do të jenë të vetimit që do të përballen. 4 fermerëve iu shtua edhe Vanesa, e cila u përzgjodh në mënyrë unanime nga 3 fituesit e lojës së volejbollit, Zhaku, Bujaka dhe Blerina.

Reklamë

Me votën e tyre, edhe Vanesa do jetë pjesë e sfidës. Kush humbet, do të shkoj në televotim.

“Visi është djalë i mirë, Vanesa është kot”, i tha Zhaku Blerinës, teksa e bindte që të thoshte edhe kjo e fundit emrin e këngëtares.

Sfida, sipas moderatores Arbana Osmani, nuk do të jetë edhe shumë e lehtë, duke mos dhënë shumë detaje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë