Hyrja e Inida Gjatës ose e njohur ndryshe si Zhaku dhe Kostana Moravës duket se kanë tronditur themelet e fermës.
Që ditën e premte, kur ato u bënë pjesë e Ferma VIP, Zhaku dhe Kostana shprehën hapur pëlqim për Mozën. Por për një pjesë të fermerëve, kjo qasje ngre pikëpyetje.
Vetë Moza tha: “Unë jam nga ato persona që nuk dua të jem e dertiminuar. Kostana më pëlqen e po e njoh tani, Zhakun e kam njohur më parë. Me Zhakun nuk dua të zihem, nuk dua ta nis me frezë dhe smerile. Gjerat kanë shkuar për mirë dhe kemi pasur bashkëpunime të bukura. Mund të ndërtoj figura vlere me këto dy vajza siç kam ndërtuar edhe me të tjerët”.
Por për Ilirin, vajzat duhet të gjejnë personalitetin e vet dhe të mos përpiqen të kopjojnë dikë tjetër.
“Kur dikush hyn brenda në petkun e dikujt tjetër dhe përpiqet ti ngjasojë, nuk ka vend për diskutim. Duhet të gjej ku është me personalitetin e vet”, tha Iliri.
Sara Karaj, e cila ka pasur më tepër përplasje me fermeret e reja, tha se ato duan të marrin dritë nga Moza dhe nëse vazhdojnë kështu, do e marrin.
“Ishim mirë kur ishim ne. Nuk kam parë njerëz më me vrull sesa këto dy vajza. Nuk kanë sjellë energji pozitive. Kanë dashur të marrin nga drita që Moza ka jashtë e nëse vazhdojnë kështu do e marrin”, tha Sara.
Për këngëtaren Soni Malaj, Zhaku nuk është kjo që është paraqitur brenda, ndërsa shton se me kalimin e ditëve ajo do të ndryshojë.
“Zhakun e njoh nga jashtë dhe e njoh më ndryshe sesa qasja në fermë. Është future fuqishëm në lojë, por si personazh do ndryshojë. Do kaloj pak nga petku i Mozës”, tha ajo.
/vizionplus.tv





