E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SMS mashtruese në emër të bankave, arrestohet holandezi në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

Krimi Kibernetik ka arrestuar një 25-vjeçar si autor i dyshuar i ngritjes së një skeme mashtrimi online në Shqipëri.

Sipas policisë, i riu me origjinë nga Holanda kishte krijuar një skemë mashtrimi ku përmes mesazheve të rreme në emër të një banke të nivelit të dytë, kontaktonte qytetarë të ndryshëm te cilëve i kërkonte për verifikim të dhënat bankare.

Reklamë

Pasi ai merrte të dhënat private, futej në llogaritë bankare për të marrë shuma parash të depozituara nga klientë të ndryshëm.

Mashtrimi bëhej përmes një linku që dërgohej me SMS që imitonte faqen zyrtare të bankës. Në kërkim është shpallur dhe një person tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor i 25-vjeçarit.

Holandezi akuzohet për veprat penale mashtrim dhe falsifikim kompjuterik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë