Presidenti izraelit, Reuven Rivlin refuzoi sot të falë ish-kryeministrin Ehud Olmert, në burg për 27 muaj i akuzuar për korrupsion, theksoi zyra e tij.

 

Kryeministër nga viti 2006 deri më 2009 dhe për shumë kohë një prej politikanëve izraelit me ndikim të fortë, Olmert, 71 vjeç, është ish-kryeministri i parë izraelit që vuan një dënim me burg.

 

I burgosur që prej shkurtit të vitit 2016, Olmert është kryeministri i fundit që investoi në negociatat intensive, por jo të frytshme për të vendosur paqen me palestinezët.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *