Subscribe

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku, ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, ku ndër të tjera u diskutua edhe përplasja e presidentit Meta me Policinë Bashkiake, ditën e sotme pranë ambienteve të FRD-së.

 

Mazniku u shpreh se presidenti Meta ishte ka kapur punonjës me duar e më tej shton se edhe është i ai që dëgjohet duke sharë në video.

 

Arbian Mazniku: Unë nuk shoh një njeri aty nga stafi I bashkisë, apo nga Policia Bashkiake, të cilët janë të gjithë duke zbatuar detyrën në një hapësirë e cila ëhstë e Bashkisë Tiranë, jo e FRD-së. Hapësira e FRD-së gjendet në katë të tretë. Vendi ku bëhet sherri dhe njerëzit që kap me duar, Presidenti I Republikës, personalisht me duar, ky “i rrezikuari i jetës”, është në zyrë të bashkisë. Ata njerëz janë në punë.

Alban Dudushi: Nuk janë njerëz që kanë vajtur për të ekzekutuar urdhrin bashkiak

Bledian Koka: Presidenti e shikon që ka një konflikt mes dy personazh dhe shkon e tërheq atë tjetrin që të mos dhunohet ai personi i bashkisë…

Arbian Mazniku: Ju lutem, se e kemi parë videon të gjithë me sy… ai shkon…

Bledian Koka: Mos gënje sy për sy të paktën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *