Subscribe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka mbërritur në Seul. Ai u prit nga homologu i tij, Moon Jae-in, me të cilin do të bisedojë gjatë për  programin bërthamor të Phenianit, por edhe për tregtinë mes dy vendeve.

 

Trump theksoi urgjencën e ndërhyrjes me vendosshmëri në Korenë e Veriut.

 

Ai i bëri thirrje Kinës, Rusisë e vendeve të tjera të kërkojnë fundin e programit bërthamor të vendit komunist.

 

“Shtetet e Bashkuara janë përgatitur të mbrojnë veten dhe aleatët duke përdorur gjithë aftësitë ushtarake nëse do të jetë e nevojshme,” tha Trump.

 

Një ditë më parë, presidenti amerikan deklaroi nga Tokio se Japonia mund të shkatërrojë në ajër raketat e Phenianit, me pajisjet ushtarake që ka blerë së fundmi nga SHBA-të.

 

Megjithatë Koreano-Jugorët parashikojnë se vizita e Trump mund ta tensionoje edhe me shume situatën ne gadishull.

 

Gjate turit 12 ditor në Azi, Donald Trump pritet të vizitojë Kinën, Vietnamin dhe Filipinet. Ne fokus është garantimi i mbështetjes për t’i dhëne fund programit bërthamor te Phenianit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *