Subscribe

Këtë fundjavë mbërrin pranvera frankofone. E bashkë me të jo vetëm arti parisien, por edhe artistë të ndryshëm që do të performojnë në Tiranë. Kinematografi, teatër, ekspozita, muzikë, por edhe takime për kulturën frankofone do të mbërrijnë në Tiranë duke nisur nga e enjtja.
Rose Anne Bisiaux: Çdo vit është bërë traditë që të sjellin pak nga arti francez në Tiranë. Interesi gjithnjë ka qenë në rritje. Jo vetëm nga ata që e njohin dhe e duan gjuhën frënge, por nga të gjithë, pasi aktivitetet tona janë të gjitha të përkthyera në gjuhën shqipe, me titra në rastin e kinematografisë, me broshura në rastin e ekspozitave, pro edhe me përkthim letrar në botime apo simultant në takime të ndryshme. Kështu do të jetë edhe këtë here pranvera franofone që pret në aktivitetet e saj të gjithë shqiptarët.
Kjo nismë e nis rrugëtimin pasditen e së enjtes. Ekspozita “Dessins en liberte” ku nuk do të mungojnë vizatime të shtypit, përfshirë edhe shumë nga ato që u bënë të njohura pas sulmeve kundër gazetës “Charlie Hebdo”, sjell edhe punimet më të mira në “Courrier Internacional”.
Francis Coraboeuf: Nis me një ekspozitë, por do të ketë teatër, kinematografi, takime për kulturën e tregtinë. Nuk do të mungojnë të ftuar nga Franca. Një shfaqje për fëmijë në teatrin e Metropololit do të sjellë nga Franca dy aktorë të mirë të skenës teatrale aty. Një nga shkrimtarët frankofonë më të lexuar aktualisht, do të jetë gjithashtu në Tiranë. Biseda me të për librin Uliski nga Bagdadi” dhe një roman tjetër i tij i adaptuar në skenën teatrale do ta mbyllin këtë javë pranverore. Risia këtë vit është, kulinaria franceze që do të degustohet në disa restorante dhe një koncert me muzikë franceze që do të kurozojë edhe fituesin e një fundjave në Paris.
Numërohen 15 aktivitete që do të mbërrijnë në Tiranë duke nisur nga kjo fundjavë, e që do ta bëjë kryeqytetin të flasë në gjuhën frankofone të artit përgjatë gjithë javës në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *