Ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu është vënë nën arrest me urdhër të prokurorisë.
Masa erdhi pas disa denoncimeve të bëra nga mjekë të spitalit për kërcënime dhe fyerje ndaj tyre nga ana e Shehut.
Lexo edhe :
Situata degradoi një ditë më parë kur Irini Shehu hyri në ambientet e spitalit dhe u konfliktua me drejtorin e ri Ruzhdi Deda që e zëvendësoi atë pas shkarkimit për dhunë ndaj ish-shefit të financës.
Menjëherë pas përplasjes me drejtorin e ri, pasi ky i fundit njoftoi policinë.
Shehu kërkoi trajtim mjekësor duke pretenduar se kishte probleme kardiake.
Ajo hapi edhe një kartelë shtrimi duke qëndruar në një nga dhomat e spitalit.
Nisur nga kjo, blutë e Dibrës e patën të pamundur dërgimin e saj në dhomat e paraburgimit.
Irini Shehu është mbajtur nën vëzhgim nga policia gjatë gjithë kohës, ndërsa pritet që mjekët të japin rezultatet e gjendjes së saj shëndetësore dhe ta dërgojnë më pas në rajonin policisë.
Ndaj 44-vjeçares Irini Shehu ka disa kallëzime në polici për dhunë fizike dhe psikologjike, e po ashtu për kërcënime nëpërmjet thirrjeve apo mesazheve telefonike.
Ish-drejtoresha e spitalit mban gjithashtu postin e Kryetares së Këshillit të Bashkisë Dibër që prej vitit 2023, në radhët e Partisë Socialiste.






