Subscribe

Reshje debore në lartësitë mbi 1800 në juglindje të vendit. Reshje që kanë rënë më së shumti në majën e malit të Gramozit, Malit të Thatë si dhe në Ostrovicë.

Ulja e temperaturave gjatë 24 orëve të fundit shoqëruar me borë në lartësi të tilla për specialistët e bujqësisë mund të sjellë probleme për dryfrutoret të cilat janë në procesin e lulëzimit.

Sipas tyre dëmtimet mund të jenë të konsiderueshme nëse gjatë këtyre ditëve kemi ulje të temperaturave. Për këtë u është kërkuar fermerëve që kanë sipërfaqe të mbjella me dryfrutorë të ndezin zjarre të kontrolluara në anë të parcelave për të ndikuar në përmirësimin e temperaturave.

Gjithashtu  reshje dëbore ka patur edhe në verilindje të vendit.

Në lartësitë mbi 700 metër reshjet e shiut i kanë lënë vendin reshjeve të borës duke sjell një trashësi deri në 10 cm.

Gjithësesi reshjet e borës që kanë përfshirë njësitë administrative Arrën, Kalisë, Gryk Çajë, Bushtricë, Topojan, Zapot nuk kanë shkatuar problematika në qarkullimin e automjeteve dhe banorëve.

Temperaturat në këto zona kanë zbritur deri -1 gradë.

Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës mendohet të ketë shkaktuar probleme në frutikulturë, shumë pemë frutore në këtë periudhë janë në fazën e lulëzimit.

Ndërsa në lartësitë nën 700 metër reshjet e shiut kanë sjell probleme në akset nacionale rrugore.

Problematikat janë shënuar në rënjen e gurëve e dherave, më problematike janë paraqitur akset nacionale Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi, Kukës-Qaf Mali, Has-Kam-Tropojë e Bajram Curri- Fierz, pasi në këto akse ka prezencë të rënjeve të gurëve.

Gjithësesi situata është nën kontrollë nga punonjësit e firmave mirëmbajtëse duke larguar gurët e dherat dhe mbajtjen në funksion të rrugëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *