Çështja e personave të pagjetur është përshkallëzuar në një debat të ashpër në seancën e sotme të parlamentit të Kosovës. Deputetë nga radhët e Lëvizjes vetëvendosje janë përplasur edhe fizikisht me kolegët e Lidhjes Demokratike.

 

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci kritikoi kryeministrin Hoti për marrëveshjen e Uashingtonit duke e akuzuar se ka firmosur për barazimin e viktimave shqiptare me të zhvendosurit.

 

Por kryeministri Hoti i kundërshtoi këto pretendime.

 

“Një ndër fjalimet më të liga në këtë kuvend, prej se jam këtu deputet apo ministër përpara juve.”

 

Debati u ashpërsua edhe më tepër pasi fjalimi i deputetes së Vetëvendosjes Saranda Bogujevci, u ndërpre me ofendime nga deputeti i LDK-së, Arben Gashi dhe deputetja Mimoza Kusari Lila.

 

Aktualisht dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian është fokusuar pikërisht në cështjen e të pagjeturve. Kryeministri Avdullah Hoti konfirmoi se nga 6057 të humbur kanë mbetur edhe 1638 ende të pagjetur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *