Subscribe

Kryetari i PD, Lulzim Basha, reagoi në lidhje me përgjimet e publikuara nga “Bild” ku Astrit Avdylaj I akuzuar si kreu I grupit të Avdylajve në Shijak komunikim në telefon me Vangjush Dakon dhe zyrtare të tjerë të PS për zgjedhjet e 2017.

Sipas liderit të opozitës, përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur shqiptarë e të huaj dhe kanë hequr cdo dyshim të tyrin për të mbajtur pushtetin e Ramës të kalbëzuar nga korrupsioni.

Basha shton se këto përgjime faktojnë se Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.

 

Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.

 6 përgjimet e publikuara nga media gjermane si pjesë e dosjes 339/1 janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës.

Bisedat tregojnë fuqinë e krimit të organizuar:

  • Për të ndikuar në emërimin e deputetëve dhe të kryebashkiakëve të PS.
  • Për të blerë votat për llogari të Edi Ramës sipas objektivit të caktuar prej tij.
  • Për të urdhëruar administratën publike të identifikojë kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që t’i kërëcënojë për votën e tyre.
  • Për të marrë favore shtetërore në kundërshtim me ligjin.
  • Për t’u informuar për axhendën politike brenda dhe jashtë vendit të kryeministrit.

 

 

Më tej Basha shton se përgjimet që mbahen peng nga prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, janë konfirmim i pakundërshtueshëm se, parlamenti është produkt I krimit të organizuar e se qeveria e Ramës nuk është legjitime.

 

Përgjimet që mbahen peng nga prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, janë konfirmim i pakundërshtueshëm se:

  • Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 është produkt i krimit të organizuar.
  • Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime.
  • Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Përgjimet e publikuara nga BILD janë tregues i historisë politike të Edi Ramës: ai ka ardhur në pushtet nga krimi dhe e mban pushtetin me krimin e për krimin.

 

Në fund Basha shkruan se tashmë më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që për kreun e PD duhet të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *