Subscribe

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon përjashtimin per 10 dite nga parlamenti te kryeministrit Edi Rama. Ne shkresën drejtuar Kuvendit opozita pretendon se lideri i mazhorances gjate seancës se 25 shkurtit ka përdorur fjalor ofendues ndaj deputeteve demokrate. Ky është nje prej momenteve, për te cilin opozita akuzon Edi Ramen se ka fyer deputeten Albina Deda, pasi ajo e qëlloi me letër te lagur. Ndërsa ky është momenti kur kryeministri, sipas PD ka fyer serish opozitën, por ne pamjet e filmuara është e pamundur te dëgjosh se çfarë thote lideri i mazhorances. Bashke me kryeministrin, PD kërkon edhe përjashtimin per 10 dite te deputetit socialist Erjon Braçe, i cili ka fyer demokraten Arbjola Halimi. Ndërkaq, opozita është e vendosur te mos marre pjese ne mbledhjet e Komisioneve dhe te bllokoje punimet e parlamentit, derisa kërkesat e saj te marrin zgjidhje. Te vetmet mbledhje ku opozita merr pjese janë komisionet hetimore, siç ka ndodhur edhe ketë te premte, ku anëtaret demokrate e socialiste te Komisionit për serverin e tatimeve kane miratuar planin e hetimit. Menjëherë ka reaguar edhe kryeministri Rama ne rrjetet sociale “ Vezokratet ndjehen te fyer?! Ndjese po s’ka qene ky qëllimi! Thjesht jam munduar t’i marr me te mire me pak humor, sepse i pashe te renduar;” shkruan Edi Rama,

Leave a Reply

Your email address will not be published.