Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 July 2026
Vizion fokus

Trump “shpall kandidaturën” për president të vitit 2028, sulme...

Zjarret gjigante përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen mbi 220...

Ujësjellësi historik i Vranishtit drejt restaurimit, Rama ndan pamjet:...

Tensionet SHBA-Iran, Trump zbut tonet: Janë më seriozë se...

Merz nis riformatimin e qeverisë gjermane, emërohet ministri i...

Zjarret dalin jashtë kontrollit, mbi 65 mijë persona evakuohen...

Rama shpjegon “Paketën e Maleve” përmes CHATGPT: Nuk është...

Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

Pirlo shumë pranë pankinës “axurre”

Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit,...

PD çon “inceneratoret” në SPAK/ Tabaku: Keqardhje që disa deputetë bashkuan votat me Ramën

18 Mars 14:20

Partia Demokratike ka dorëzuar pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit një kallëzim të ri penal, që përfshin të gjitha gjetjet e raportit final të Komisionit Hetimor, i cili u rrëzua në Parlament.

 

Ish-kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, deklaroi se pas skemës së inceneratorëve qëndron një grup i strukturuar kriminal dhe PD ka përfshirë në kallëzim 50 persona, duke nisur nga kryeministri, ministrat, kryetarë bashkie dhe përfaqësues të kompanive.

JORIDA TABAKU
NENKRYETARE E PD
“Të mos ketë dosje të veçanta për hetimin. Të hetohen në një hetim të vetëm. Grupi ka funksionuar si një i vetëm. Kompanitë kanë marrë kredi bankare dhe janë pa eksperiencë. Të hetohen së bashku të 50 individët. Janë po të njëjtët individë që kontrollojnë dhe zbatojnë kontratat.”

 

Tabaku ka theksuar se edhe në këtë situatë krize, qeveria vazhdon paguan inceneratorët.

 

“Për ta kuptuar shqiptarët; nëse sot qeveria ka vendosur që të indeksojë pensionet aq sa është norma e interesit, për 1/3 e pensionistëve, ka vendosur gjithashtu që të paguajë para ekstra nga taksat e juaja për t’i paguar në indeksim koncesionarit të inceneratorëve.”

 

Edhe pse inceneratorët kanë qenë kryefjala e aksioni opozitar, raporti i hartuar nga Jorida Tabaku mori 4 vota kundër nga deputetët e PD.

“Keqardhje që deputetë të PD bashkojnë votën me Edi Ramën. Unë nuk shprehem dot se janë të shitur, u shpreh Tabaku, nuk e kam këtë edukim politik. Ato mund të kishin shmangur votën duke abstenuar nëse unë jam treguar jo korrekte me raportin duke mos ua dhënë. Por ato zgjodhën të bashkojnë votën me Edi Ramën.”

 

Por ditën që u votua raporti, edhe pse inceneratorët janë çështje më e rëndësishme e PD, ra në sy se më shumë se 20 deputetë, përfshi edhe numrin 2 të Partisë Demokratike Gazment Bardhin, nuk shkuan të votonin në seancë.

“Ndjej keqardhje që disa deputetë nuk ishin në sallë për ta votuar.”

 

Një prej anëtarëve të Komisionit Hetimor, Belind Këlliçi ka shpjeguar se votoi kundër raportit, pasi ai nuk u përfshi në hartimin e tij, e madje iu dha një kopje e raportit vetëm pak minuta para seancës plenare.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Afere inceneratorë kallzim SPAK

Nga e njëjta kategori

Ujësjellësi historik i Vranishtit drejt restaurimit, Rama ndan pamjet: Po ruajmë një vepër të vyer të trashëgimisë

më shumë...

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, çfarë ndodh me temperaturat sot

më shumë...

Durrës/ Konflikt me sende të forta dhe armë zjarri, policia në kërkim të autorëve

më shumë...

Rama shpjegon “Paketën e Maleve” përmes CHATGPT: Nuk është bërë as për oligarkët, e as për të huajt

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:35

Trump “shpall kandidaturën” për president të vitit...

9:18

Zjarret gjigante përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen...

8:36

Ujësjellësi historik i Vranishtit drejt restaurimit, Rama...

8:24

Tensionet SHBA-Iran, Trump zbut tonet: Janë më...

8:15

Horoskopi i së shtunës: Një shenjë tërheq...

8:12

Mot i kthjellët në të gjithë vendin,...

10:44

Durrës/ Konflikt me sende të forta dhe...

10:36

Merz nis riformatimin e qeverisë gjermane, emërohet...

10:04

Zjarret dalin jashtë kontrollit, mbi 65 mijë...

9:39

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë,...

9:30

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

9:16

Rama shpjegon “Paketën e Maleve” përmes CHATGPT:...

9:05

Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

9:00

Pirlo shumë pranë pankinës “axurre”

8:44

Këto janë sinjalet që trupi ju jep...

8:07

Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin...

7:33

Grabitje me armë në një bankë në...

7:30

Thellohet tragjedia në Roskovec! Ndërron jetë në...

7:14

Netanyahu viziton javën e ardhshme SHBA-të

6:59

Dita e 55-të e protestës, nis grumbullimi...

Më të klikuarat

  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari në Roskovec lë...
  • “Kemi frikë”, krimi në familjen në Roskovec, fle...
  • Krimi në Roskovec, flasin prindërit e autorit: Vajzën e doni...
  • Tragjedia në Roskovec/ Nuk pranoi të dorëzohej, vetëvritet a...
  • Thellohet tragjedia në Roskovec! Ndërron jetë në spital edhe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.