Subscribe

Kantieri i cili pritet të hapet në Pogradec, do të jetë ai i Lungogjolit, një degëzim i ri i rrugës përgjatë liqenit që njëri prej funksioneve është lehtësimi i trafikut në Pogradec.

“Besoj që me fillimin e punës për Lungolagon të zonës së liqenit dhe të pjesë më panoramike të liqenit do të jetë një transformim që do të verë kapak gjithë këtij procesi që mund të kishte qenë më i shpejtë, nëse do të kishim patur më shpejt kryetarin e bashkisë që kemi sot besoj. Ishte fatkeqësi e madhe që të ngeli Pogradeci si zonë lufte e ftohtë. Deri në Librazhd kemi bërë gjithë ato investime, transformim. Pastaj në Korçë dihet sa është bërë, kurse këtu ngeli sikur i kaloje në një zonë të luftës së ftohtë për shkak të pushtetit vendor që ishte komplet i pa angazhuar në bashkëpunim”, tha kryeministri Edi Rama.

Edhe në një tjetër inspektim, atë të akseve që lidhin Pogradecin me Korçën, kreu i qeverisë fajtor për vonesën në investime në infrastrukturë bëri ish-kryetarin demokrat të bashkisë.

Në Korçë Edi Rama ishte edhe në terminalin e ri të autobusëve.

“Është një investim modern dhe besoj se është një prej terminaleve më të mira në Shqipëri që do ta garantojë cilësi më të mirë të shërbimit për përfituesit. nga ana tjetër ka përftim ekonomik dhe gjithë zona për rreth është zhvilluar. Edhe në pjesën tjetër do të mendojmë për investime të tjera. I jep shumë vlerë dhe realisht ka dhënë shumë impakt në krijimin e një qendre ekonomike”, tha Filo.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *