Subscribe

Edhe pse një ditë pushimi në kalendar, qeveria ka zgjedhur pikërisht festën e Kurban Bajramit për të nënshkruar marrëveshjen me kompaninë franceze Voltalia, e cila do të ndërtojë në Karavasta një park fotovoltaik.

Duke e konsideruar si lajmin më të mirë në fushën e energjisë, për kohën në të cilën po konkretizohet kjo kontratë, për kushtet me të cilat u arrit  gara  si dhe për emrin që përfaqëson kompania franceze, kryeministri Edi Rama tha se Voltalia nuk do të shfrytëzojë vetëm ditët me diell të Shqipërisë.

Kompania do të investojë një shumë prej mbi 100 mln euro për të ndërtuar pakun më të madhë në Ballkan, i cili do të prodhojë energji diellore. Për Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku kjo kontratë do të shërbejë si një shembull për të tërhequr më shumë investitorë francezë

Arritja e marrëveshjes i hap rrugë fillimit të punimeve që mendohet se do të nisin në shtator. Kompania franceze u shpall fituese me një çmim rekord të prodhimit të energjisë prej 25 euro për megavat, ndërsa projekti është më i madhi i projektuar në këtë sektor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *