Nënkryetari i PD, Edi Paloka komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Durrësit i ka një borxh për të kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Sipas Palokës, Rama nuk është borxhli vetëm ndaj Durrësit, por gjithë Shqipërisë. Ai paralajmëroi se koha e llogaridhënies për kreun e qeverisë dpo të vijë, shkruan “Vizion Plus”.

 

“Ti je i zhytur në borxh jo vetëm me Durrësin, po me gjithë Shqipërinë. Borxh që nuk e lan vetëm shporrja jote me 25 prill! Do të duhet të japësh llogari një më një për çfarë ju ke bërë durrsakëve dhe gjithë shqiptarëve këto vite!”, u shpreh Edi Paloka në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *