Subscribe

Ndonëse kane kaluar rreth dy jave nga tërmeti shkatërrimtar i 24 gushtit ne Italinë qendrore vazhdojnë kërkimet nen rrënoja. Bilanci i viktimave arriti ne 295, pasi nje tjetër trup i pajete u nxor nga gërmadhat e nje shtëpie ne Amatrice. Ishte ai i nje emigranti 27-vjeçari afgan, qe ishte deklaruar i zhdukur nga vëllai qe pas tërmetit. Ndërkaq, rreth 4 mije persona qe i mbijetuan katastrofës natyrore, po jetojnë ne kushte te vështira ne çadra, ne pritje te ndërtimit te shtëpive te përkohshme prej druri. Ata po përballen edhe me motin e keq, reshjet e dendura dhe uljen e temperaturave. Paniku përfshiu serish banoret, pasi lëkundje te tokës jane regjistruar gjate natës ne dy zonat me te prekura ne Amatrice dhe Rieti, ndonëse me magnitude te vogël, 3.5 dhe 3,2. Nuk ka te dhëna per shembje te ndërtesave. Kryeministri Renzi u ka drejtuar nje apel partive te fokusohen tek rindërtimi pas tërmetit dhe te lënë mënjane betejën politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *