Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 June 2026
Vizion fokus

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet për...

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë të Pekinit...

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me...

Tërmet i fortë godet një ishull jugor në Filipine

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe 10 ditë...

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga ana tjetër,...

Debate mes PS e PD për protestat, Mazniku: Tubimet...

Ukraina intensifikon operacionet, Zelensky miraton plan 40-ditor për presion...

“Benz”-i përfundon jashtë rrugës në Sarandë, ndahet më “dysh”...

Venezuelë/ Momenti kur një grua nxirret gjallë nga rrënojat...

Nga gjobat e rënda tek heqja e lejes së qarkullimit, kufizimet e reja të Bashkisë së Tiranës për automjetet

6 Janar 18:14

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit do të duhet të tregohen të kujdesshëm për të mos shkelur rregullat e reja të qarkullimit në kryeqytet, nëse nuk duan të marrin një gjobë të madhe ose t’u hiqet patenta.

 

Me qëllim disiplinimin e trafikut në nisje të vitit 2022, sidomos në orët e para të mëngjesit, Bashkia e Tiranës ka vendosur të ndalojë qarkullimin e mjeteve të rënda në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

 

Sikurse mund të shihni edhe nga tabela, gjobat do të vijojnë nga 5000 lekë deri në 10 000 lekë të rinj, ndërkohë që do të ketë edhe masa plotësuese që shkojnë deri në heqje të lejes së drejtimit.

 

Kështu, të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave që nuk respektojnë ndalimin e qarkullimit të mjeteve përveç: veturave, mjeteve të shërbimit të urgjencave, zjarrfikësit dhe mjeteve të transportit publik urban qytetës në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit, me kufizim prej orës 07:00 – 20:00 do të gjobiten me 5000 lekë deri në 10 000 lekë të rinj.

 

E njëjta gjobë është edhe për ata drejtues të transportit të mallrave që nuk respektojnë ndalimin e qarkullimit prej orës 07:00 – 09:00 në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në akset kryesore hyrëse në të, duke përfshirë dhe rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Rruga e  Elbasanit” dhe Bulevardi “Bajram Curri”.

 

Tolerim zero do të jetë edhe për ata drejtues të mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton, që do të vijojnë të qarkullojnë prej orës 09:00 – 20:00 në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në akset kryesore hyrëse në të, duke  përfshirë dhe rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Rruga e  Elbasanit” dhe Bulevardi “Bajram Curri”. Edhe këta drejtues rrezikojnë heqjen e patentës dhe në rastin më të mirë një gjobë nga 5000 lekë deri në 10 000 lekë të rinj.

 

Me gjoba do të përballen edhe ata drejtues të mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 18 ton që qarkullojnë në brendësi të Unazës së Madhe te qytetit, si dhe në akset kryesore hyrëse nga ora 06:00 deri në 20:00.

 

Ndryshimet prekin dhe qarkullimin e mjeteve të rënda në hyrje të Tiranës. Kështu, në rrugën “29 Nëntori” (Sheshi “Shqiponja” deri tek Kthesa e Kamzës), vetëm në drejtimin hyrës në qytet do të ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 7.5 ton, me kufizim prej orës 06:00 – 20:00. Të gjithë drejtuesit që kapen duket mos respektuar rregullat e reja të qarkullimit do të gjobiten me 5000 lekë deri në 10 000 lekë të rinj dhe mund të humbasin dhe lejen e drejtimit deri në 12 muaj.

 

Sanksione do të ketë dhe për shkelësit e nenit 15/1 të Kodit Rrugor të cilët ndosin rrugët nëpërmjet rrotave, si dhe derdhin inertet ose beton nga mjetet teknologjike. Kur nuk përbën vepër penale drejtuesit e këtyre mjeteve do të dënohen me gjobë nga 25 000 deri në 100 000 lekë. Shkelja e mësipërme shoqërohet edhe me masa plotësuese administrative për rivendosjen e gjendjes fillestare në ngarkim të autorit të shkeljes dhe me shpenzimet e veta.

 

Dënime do të ketë dhe për ata individë që kryejnë punime, apo hedhin deozitime  në rrugë pa leje duke bllokuar qarkullimin e mjeteve të tjera. Gjoba në të tilla raste do të jetë 10000 – 40000lekë.

 

Ndërkohë, dënime do të ketë dhe për drejtuesit që qarkullojnë në kundërvajtje, apo pozicionohen keq në rrugë. Në rrugët kryesore të kategorisë A dhe B mjetet e rënda dhe ato të ngadalta duhet të përdorin korsinë e djathtë. Shkelësit do të ndëshkohen me masë administrative me gjobë nga 2 000 – 6 000 lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 2 deri 6 muaj. Në qoftë se shkelja përsëritet, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 4 deri 12 muaj.

 

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Bashkisë së Tiranës Gjobat Tabela

Nga e njëjta kategori

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet për protestën: S’mund të dorëhiqemi dhe të lëmë çdo gjë në mes

më shumë...

Qeveria miraton 300 kredi të buta për administratën, nga 1 korriku pensionet rriten me 2.7%

më shumë...

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe 10 ditë kohë për të prituar nga skema e mbështetjes

më shumë...

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga ana tjetër, rreth 5 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

4:40

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja...

4:26

Qeveria miraton 300 kredi të buta për...

4:20

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë...

3:42

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon...

3:09

Tërmet i fortë godet një ishull jugor...

3:07

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe...

2:24

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga...

2:20

Debate mes PS e PD për protestat,...

2:19

Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë...

2:15

Rivitalizimi i Kalasë së Elbasanit, banorët kërkojnë...

2:09

Masa kundër zjarreve në Shkodër, vëmendja gjatë...

1:47

Ukraina intensifikon operacionet, Zelensky miraton plan 40-ditor...

1:44

Rama pret ish presidentin francez, kryeministri i...

12:40

“Benz”-i përfundon jashtë rrugës në Sarandë, ndahet...

12:21

Studimi zbulon se njerëzit që hanë këtë...

12:10

Europa në alarm nga i nxehti, rritet...

11:59

Venezuelë/ Momenti kur një grua nxirret gjallë...

10:57

Ndotet vija bregdetare e Himarës, reagon bashkia:...

10:54

EMRI/ Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari...

10:44

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë,...

Më të klikuarat

  • “Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të bëni ndry...
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë...
  • Qeveria miraton 300 kredi të buta për administratën, nga 1 k...
  • Të shtëna me armë zjarri në Shkodër
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.