Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Havai i kërkon Trumpit më shumë armë për Ukrainën

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë...

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me...

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore,...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve në Bulevard...

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e porteve iraniane...

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep...

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e Mbrojtjes jep...

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal, zjarrfikësit vënë...

Në tre vitet në vijim skema e pensioneve do të zgjerohet me 48 mijë pensionistë, duhen 100 mln euro shtesë

5 Janar 09:40

Shqipëria po përballet me rritje të shpejtë të numrit të pensionistëve për shkak të daljes në pension të periudhës bumit të lindjeve në vitet 1950-60. Gjatëvitit 2022, shpenzimet për skemën publike të pensioneve do të arrijnë në 148.9 miliardë lekë me një rritje 4.7% në raport me planin 2021, sipas projektbuxhetit 2022. Ato do të jenë 6.7 miliardë lekë (50 milionë euro) më të larta se fakti i pritshëm i këtij viti.

Qeveria ka parashikuar që gjatë tre viteve në vijim rritja është llogaritur me indeksin mesatar 2.5 % në vit, duke filluar në periudhën nga 1 prilli i çdo viti, duke respektuar kështu edhe fondet e kontigjencës. Fondet kontingjente sipas viteve janë; viti 2022-3,000 milionë leke; viti 2023-3,120 milionë leke.

Sistemi publik i sigurimeve shoqërore do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura mesatarisht nga 744-792 mijë persona që kanë përfituar dhe përfitojnë pensione publike, pensione suplementare si dhe një sërë të ardhura të tjera të parashikuara me ligje si dhe, vendime të veçanta si dhe vendime kompensuese të Këshillit të Ministrave.

Numri mesatar i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore parashikohet mbi 820 mijë persona me një rritje në masën 4% më shumë se i pritshmi i vitit 2020.
Shkalla e mbulimit të popullsisë në moshë punë (kontribues / popullsi në moshë pune) do të jetë mbi 43%. Pjesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndaj totalit të fondeve të alokuara për skemat e sigurimeve shoqërore do të arrijë të mbulojë mesatarisht rreth 65.8 % të totalit.

Por skema publike e pensioneve me gjasë do të lehtësohet në vitet në vijim, për shkak të ngjarjeve që po ndodhin në krahun e shpenzimeve.

Pensionistët e rinj, vitit pas viti, po përfitojnë pagesa më të ulëta. Sipas të dhënave zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) në 6-mujorin e parë 2021, mbi 12 mijë persona plotësuan kushtet për pension pleqërie.

Masa e pensionit mesatar për grupin e ri të pensionistëve rezultoi 14,900 lekë ose 134 lekë (-1%) më e ulët se masa mesatare e pensioneve të reja, që u lidhën në vitin 2020. Edhe gjatë vitit 2020, pensioni mesatar në qytet shënoi ulje për herë të parë që nga viti 2000.

Ekspertët nga instituti i Sigurimeve Shoqërore pohojnë se pensionet e reja kanë nisur të reflektojnë problematikën e tranzicionit, sidomos punës në të zezë. Personat, që kanë paguar sigurime në mënyrë të rregullt dhe plotësojnë kriteret, do të kenë të ardhura më të larta, se me ligjin e vjetër që zbatohej para vitit 2014. Por personat, që nuk kanë paguar kontribute, duket se do të vuajnë pasojat gjatë pensionimit, pasi pagesat me reformën e re të pensioneve, që nisi të zbatohet pas vitit 2014, bëhen në bazë të kontributeve./Monitor

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Pensione Skema

Nga e njëjta kategori

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për këtë të premte

më shumë...

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep detaje (VIDEO)

më shumë...

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin vaditës, humbin jetën dy gra (EMRAT)

më shumë...

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 31 vatra, 18 ende aktive

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:36

Havai i kërkon Trumpit më shumë armë...

8:22

“Një surprizë e vogël ndryshon ritmin e...

8:18

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i...

11:41

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon...

11:08

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë,...

10:46

Ngrënia e ushqimit nga enë plastike rrit...

10:27

Treni del nga shinat pranë Lewes në...

10:17

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët...

10:10

Pse disa njerëz e përballojnë më mirë...

9:33

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve...

9:31

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e...

9:30

Ja pse ktheheni nga pushimet të lodhur

9:10

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë,...

8:56

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e...

8:53

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal,...

8:48

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6...

8:29

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin...

8:18

Merr zjarr pylli me pisha në Peshtan...

8:06

Vlahoviç largohet nga Juventusi, firmos me klubin...

8:03

Suedia ul moshën e përgjegjësisë penale në...

Më të klikuarat

  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8 milionë euro, në bor...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.