Në Gjermani , me Ligjin e ri të Vetëvendosjes, do të jetë më e lehtë për personat transeksual që të ndryshojnë emrat dhe gjininë e tyre në dokumentet zyrtare.

 

Ligji nuk trajton aspektet mjekësore, por vetëm ato burokratike: në fakt mjafton një vetëdeklarim pa asnjë mendim eksperti .

 

Reforma, e cila tashmë është miratuar nga kabineti i qeverisë gjermane, megjithatë duhet të kalojë shqyrtimin parlamentar. Kritika të forta, sidomos nga opozita CDU-CSU.

Projektligji parashikon se që nga mosha 18 vjeçare mund të ndryshohet gjinia dhe emri pa mendim eksperti. Të miturit mbi 14 vjeç do të mund ta bëjnë këtë edhe vetë, por me pëlqimin e mëvonshëm të kujdestarëve të tyre ose të gjykatës. Për të miturit deri në 14 vjeç do të jetë në dorën e kujdestarëve ligjorë që të bëjnë ndryshimin. Në çdo rast, zyra e gjendjes civile duhet të informohet tre muaj përpara se të bëhet ndryshimi.

 

Deri tani në Gjermani personat transseksualë duhet të kalojnë një procedurë me dy vlerësime psikiatrike për të ndryshuar gjininë ose emrin. Më pas vendimi duhet të merret nga një gjykatë. Kostoja e procedurave shkon mesatarisht në 1900 euro. Rregullat ende në fuqi përmbahen në ligjin për transeksualët e vitit 1981, megjithatë gjykohen jokushtetuese në disa pjesë të tij nga Gjykata Kushtetuese Federale Gjermane.

 

Reforma, e cila synon të shkojë përtej ligjit të vitit 1981 , u përpunua nga ministrat e Drejtësisë Marco Buschmann (i Liberalëve) dhe të Familjes Lisa Paus (i të Gjelbërve). Rregullorja e re, shpjegon Buschmann, synon t’ia lehtësojë jetën “një grupi të vogël njerëzish për të cilët ky ligj merr një rëndësi të madhe”.

 

Po sikur një person ta rimendojë vendimin e marre? Parashikohet pamundësia e ndërrimit të gjinisë për një vit.

 

Siç raportohet nga Tagesschau , shoqatat trans mirëpresin ligjin e ri për vetëvendosjen si një hap “historik”, i cili i jep fund diskriminimit të gjatë. Megjithatë nuk mungojnë polemika, sidomos për mundësinë e zgjedhjes për të miturit.

 

Gjykimi i Silvia Breher, zëdhënëses së politikave familjare për opozitën Cdu-Csu, është i qartë: “Ligji parashikon një ndarje të plotë midis seksit ligjor dhe seksit biologjik. Ne e hedhim poshtë me vendosmëri këtë arbitraritet në caktimin e seksit “. Shqetësimi është shprehur edhe për mbrojtjen e hapësirave të grave, të cilat sipas kritikuesve të ligjit mund të rrezikohen nëse gratë transgjinore mund t’i aksesojnë ato në bazë të një vetëidentifikimi të thjeshtë./ Tgcom

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *