E hënë, 19 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidenti iranian: Nuk synojmë armë bërthamore, por nuk bëjmë kompromis me dinjitetin e vendit

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi i tij nuk synon të zhvillojë armë bërthamore.

Sipas mediave iraniane, Pezeshkian është shprehur se Irani është i gatshëm t’i japë garanci botës se nuk kërkon armë bërthamore.

Reklamë

“Jemi të gatshëm të sigurojmë botën se nuk synojmë armë bërthamore”, thuhet në deklaratën e tij, e cituar nga agjencia shtetërore IRNA.

Megjithatë, presidenti iranian theksoi se qëndrimi i vendit në negociata mbetet i palëkundur.

“Ekipi ynë negociator nuk do të bëjë kompromis për dinjitetin dhe nderin e vendit tonë”, shtoi ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë