“Ftoj qytetarë të vërshojnë …”, Çuli: Edhe Makbethi do ta kish zili Berishën, bën thirrje për djegien e vendit

Artisti Hervin Çuli, në një lidhje me edicionin maratonë të lajmeve në Vizion Plus, të moderuar nga Roland Zili, ka kritikuar qëndrimet e kryedemokratit Sali Berisha.
Sipas Çulit, thirrjet e Berishës për djegien e Shqipërisë do t’i kishte zili edhe një nga personazhet më tragjikë që njeh letërsia, siç janë Makbethi apo Rikardi III.
Pjesë nga biseda:
Zili: Cili është komenti juaj për deklaratat e zotit Berisha?
Çuli: Ky zotëri është edhe i paanalizueshëm, nuk e analizon dot. Një njeri i cili merr përsipër, pa asnjë lloj problemi, që është një nga nxitësit e kësaj gjëje që po ndodh, dhe thotë se nesër jep kushtrimin e këtij revolucioni të mbrapsht. Unë them se Makbethi dhe Rikardi III këtij nuk i vijnë as te maja e thoit. A ka në ndonjë vend tjetër politikanë që bëjnë thirrje për djegien e vendit? Sa u përket këtyre sajesave për çadra pistolete, nuk ka nevojë t’i hedh poshtë unë, por është historia ajo që tregon se sa të vërteta janë.



