E hënë, 19 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“2500 euro për të dhunuar fëmijët e shqiptarëve”, Salianji reagon pas vendimit të Ramës për shpërblimin e policëve: Nxit dhunën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të dhënë një shpërblim prej 2,500 eurosh për çdo efektiv policie të angazhuar në vijën e parë të përballjes me protestuesit.

Përmes një reagimi, Salianji akuzon kryeministrin se po përdor paratë publike për të siguruar besnikërinë e Policisë së Shtetit dhe për të mbrojtur pushtetin e tij. Ai e cilëson shpërblimin si një mënyrë për të nxitur përballjen mes policisë dhe protestuesve, ndërsa ngre akuza edhe për trajtimin e punonjësve të policisë ndër vite.

Reklamë

Salianji shkruan se efektivët janë përballur me paga të ulëta, orë shtesë të papaguara dhe mungesë përfitimesh, ndërsa kritikon promovimet që, sipas tij, nuk janë bazuar në meritë.

 “Rama porositësi me pagesë i dhunës! 2500 euro për të dhunuar fëmijët e shqiptarëve! 2500 euro për të ruajtur Edi Ramën nga populli që duhet të përfaqësonte!

Reklamë

Edi Rama sot nuk po shpërblen policinë, por po blen besnikërinë e saj për të mbrojtur pushtetin dhe për t’iu shmangur llogaridhënies. Po i nxit me pagesë shtesë në kulmin e përplasjeve, ku koston në emër të pushtetit po e marrin punonjësit e policisë dhe ku shumë policë po mendojnë të tërhiqen e të bashkohen me protestuesit!

Ky që prej 14 vitesh e ka degjeneruar Policinë e Shtetit: me paga të ulëta, orë shtesë të papaguara, bonuse të mohuara, tallje me kuponin ushqimor, promovim të lidhjeve me krimin dhe goditje ndaj policëve të ndershëm.

Sot, kur i rrezikohet pushteti, me paratë e taksave të qytetarëve, të cilët i ka varfëruar, nxit policinë të përballet me dhunë me protestuesit që kërkojnë llogari.

Pa Edi Ramën, Shqipëria do të ketë një polici dinjitoze! Me paga të larta, me të drejta të garantuara dhe me promovim mbi bazën e meritës, jo të bindjes ndaj pushtetit”, shkruan Salianji.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.