Subscribe

Kryeministri Edi Rama përdori një gjuhë të ashpër kur u pyet nga gazetarët këtë të martë për përgjimet e klanit mafioz “Ndrangheta”.

 

Rama e konsideroi këtë një turp dhe shtoi se po përdoret për të shkatërruar vendin.

 

“Është një turp që i mishëron më së miri ata të cilët e ushqejnë këtë lloj qasje. Që janë të njëjtët dhe që priren për t’ja bërë nënën këtë vendi, e kanë prioritet. Sa herë ju jepet mundësia, edhe kur nuk ka asnjë mundësi në fakt sepse kjo është një marrëzi e pashoqe. Flasin ca italianë, përmendin njerëz, imagjinojnë investime, nuk ka asnjë fakt, nuk ka asnjë lidhje, asnjë provë, asgjë, dhe këtu ngrihet një tymnajë që është e neveritshme. Unë nuk kam asgjë për të thënë për këtë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *