Subscribe

E njohim të gjithë si Tana, nëna e një djali që u bë që 14 vjeç dhëndër në filmin “Përrallë nga e kaluara”. Sot, pas shumë vitesh, Hajrie Rondo rikthehet për t’u duartrokitur nga publiku me komedinë “Tre dhëndurët”, në Teatrin e Metropolit. Kjo shfaqje, pasi fitoi betejën e jetës me sëmundjen ka shërbyer si mundësi që Tirana të shprehë vlerësimin për kontributin e saj. Hajrie Rondo nderohet me medaljen e mirënjohjes nga Bashkia e Tiranës. Kryetari, Erion Veliaj, vlerësoi punen e aktores nder vite dhe ne prani te artisteve te tjerë i ka dorëzuar asaj medaljen si një nga aktoret më të dashura për shqiptarët. Aktorja Hajrie Rondo e nderuar me këtë çmim, nuk harroi të përcillte mesazhin se me vullnet dhe punë mund të arrihet çdo sukses. Komedia “Tre dhëndurët” vijon të rrugëtimin artistik në Teatrit e Metropolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *