Subscribe

Këtë të martë do të ketë një përpjekje të fundit për një marrëveshje të mundshme për koalicion qeverisës mes VV dhe LDK.

Pas takimit jo rezultativ ditën e hënë në mbrëmje, përpjekjen finale për të formuar qeverinë në Kosovë do ta bëjnë ambasadoret e vendeve te BE në Prishtinë. Një gjë e tillë u konfirmua edhe nga vetë Vetevëndosje nëpërmjet një postimi në facebook mbrëmjen e të hënës pasi dështoi sërish gjetja e gjuhës së përbashket me LDK. Po ashtu partia e Kurtit konfirmoi se kanë mbetur edhe 8 ditë nga përfundimi I afatit kushtetues që Kurti ka në dispozicion për formimin e koalicionit qeverises.

Lëvizja Vetëvendosje përkujton në shkrim se “kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”.

Më 20 janar kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti mori mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për formimin e qeverisë dhe nga ajo ditë ka filluar afati prej 15 ditësh për një gjë të tillë.

Të dyja partitë politike po negociojnë me muaj, por pa ndonjë rezultat deri më tash. Ato vazhdojnë të jenë të ndara rreth postit të kryetarit të parlamentit të Kosovës, i cili tashmë mbahet nga lëvizja Vetëvendosje, konkretisht nga Glauk Konjufca, ndonëse përgjatë gjithë negociatave që nga zgjedhjet e 6 tetorit është thënë se ky post i takon Lidhjes Demokratike.

Më 20 janar, Albin Kurti mori mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për formimin e qeverisë dhe nga ajo ditë ka filluar afati prej 15 ditor.

Nëse këto 8 ditë, nuk sigurohet një marrëveshje, atëherë Thaci i ofron kandidatit tjetër mundësinë që brenda dhjetë ditësh të formojë kabinetin dhe nëse as atëherë nuk ndodhë, vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 40 ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *