Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 August 2026
Vizion fokus

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt...

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha: Rrogat e...

Flamingot nuk lindin rozë, 15 kuriozitete që do t’ju...

Bota kërkonte prova për gjendjen e saj, ish-liderja e...

Beteja me zjarrin e madh në zonën e Atikës...

Turqia: Netanyahu nuk do paqe, këtë e vërtetojnë sulmet...

Videoja virale në rrjetet sociale që dyshohet se nxiti...

Vala e sulmeve në Afganistanin verior vë në provë...

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet papritur...

Incidentet në Ceuta, të paktën 72 viktima, 48 mijë...

Policia ndalon jahtin pas denoncimit për të shtëna në Palasë, shoqërohen katër persona, asnjë armë në bord

3 Gusht 09:19

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e raportuar mbrëmjen e djeshme në zonën detare përballë Palasës, ku u sinjalizua se nga një mjet lundrues dyshohej se ishin qëlluar të shtëna me armë zjarri në ajër.

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forcë, Komisariati i Policisë Himarë, Stacioni i Policisë Dhërmi, si dhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS), organizuan ndjekjen e jahtit nga deti dhe toka, pasi ai po lëvizte në drejtim të Himarës.

Falë reagimit të shpejtë, efektivët arritën të ndalonin jahtin në det, përballë Himarës, dhe të shoqëronin për veprime të mëtejshme katër personat që ndodheshin në bord: shtetasit B. C., 31 vjeç, L. H., 31 vjeç, A. K., 49 vjeç dhe P. Gj., 60 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në jaht dhe ndaj personave të shoqëruar, Policia nuk konstatoi asnjë armë apo send tjetër të kundërligjshëm. Ndërkohë, grupi hetimor ka marrë deklarime nga personat që kanë dijeni për ngjarjen dhe ka kryer ekspertime për të përcaktuar faktorët plotësues të qitjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, verifikimin e informacionit të marrë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
Jaht Palasë te shten

Nga e njëjta kategori

Shqiptarët kthehen në vendlindje për pushimet, vijon fluksi i lartë në Kapshticë dhe Qafë Thanë, shtohen sportelet në pikat e kalimit kufitar

më shumë...

“Prindërit tanë kanë derdhur gjak për këtë vend”, qytetarët e Patosit protestojnë kundër “Territoriales”

më shumë...

Të shtënat me armë në Palasë, momenti kur policia mbërrin në jaht dhe nis kontrollet

më shumë...

Tentoi t’i shpëtonte përplasjes me një makinë, “Benzi” bëhet copë pas përplasjes me trafikndarësen, 1 i lënduar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:12

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën...

12:10

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha:...

12:07

Shqiptarët kthehen në vendlindje për pushimet, vijon...

12:04

Flamingot nuk lindin rozë, 15 kuriozitete që...

11:24

VIDEO/ Harry Styles rrëzohet në skenë, reagimi...

11:17

“Prindërit tanë kanë derdhur gjak për këtë...

11:07

Të shtënat me armë në Palasë, momenti...

10:54

Tentoi t’i shpëtonte përplasjes me një makinë,...

10:36

Dënohen me 155 vite burg 28 persona,...

10:31

EMRAT/ Kush janë kandidatët për postin e...

10:10

Vendimi i Kushtetueses për pagat hyn në...

10:10

Bota kërkonte prova për gjendjen e saj,...

9:57

Beteja me zjarrin e madh në zonën...

9:42

Turqia: Netanyahu nuk do paqe, këtë e...

9:36

Helikopteri ndërhyn 25 herë, shpëtohen banesat nga...

9:33

Videoja virale në rrjetet sociale që dyshohet...

9:25

Vala e sulmeve në Afganistanin verior vë...

9:19

Policia ndalon jahtin pas denoncimit për të...

9:10

U bllokuan në lumin Drini i Zi,...

8:12

Horoskopi i 3 gushtit: Kujdes, këto shenja...

Më të klikuarat

  • Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet pa...
  • Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale...
  • Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagos...
  • Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda
  • Tragjedi në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari nga Patosi humb...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.