Subscribe

Deri në fund të muajit dhjetor nuk do të lejohet peshkimi në liqenin e Ohrit në Pogradec. Kjo, për shkak të shumimit biologjik të Koranit dhe Belushkës në këtë periudhë.

 

Sipas autoriteteve përjashtim do të ketë vetëm për peshkatarët që gjuajnë sardele. Por dhe këto pak varka që do të dalin në ujërat e liqenit do të monitorohen me qëllim që të mos kapin asnjë nga peshqit e veçantë që ndodhen në këto ujëra.

 

ADRIATIK DOKOLLARI

 

KRYETAR I SHOQATES SE PESHKIMIT, POGRADEC

 

Ne kete periudhe ka bllokim total. Perjashtim ka vetem per sardelen, qe monitorohet ne prezence te rojeve ne daljet qe kryejne, qe do te thote nese vlahu merr ne rrjete dhe speciebte tjera ato te gjitha leshohen, ne kete periudhe ka shumimin specia me e madhe e liqenit korani, qe do te thote do kete bllokim te mjeteve sekuestrim dhe gjoba.

 

Ndonëse ka një shtim të peshkut të rrallë të Koranit në ujërat e liqenit, autoritetet thonë se kjo specie do të kishte prani më të madhe nëse edhe Maqedonia e veriut do të zbatonte të njëjtat politika në peshkim.

 

Do ishte shume mire dhe do jete shume mire nese do unifikohen datat dhe do te kete bashkemenaxhim te te dyja paleve. Keto 3-4 vitet e fundit ka shtim te koranit por dhe specieve te tjera, kjo eshte si pune e mire e bashkepunimit te shkelqyer.

 

Shoqata e peshkimit të Pogradecit ka 220 varka të licensuara: nga këto 150 gjuajnë me grepa ndërsa 70 të tjera me rrjeta.

 

Varka të cilat gjatë kësaj periudhe nuk do të lejohen të peshkojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *