E martë, 13 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekpozuarit Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Real Madrid ka regjistruar një tjetër fitore bindëse në La Liga, duke mposhtur 4-1 Rayo Vallecanon në “Santiago Bernabeu”.

Madrilenët zhvilluan një ndeshje të kontrolluar dhe treguan edhe një herë forcën e tyre në kampionat.

Reklamë

Kylian Mbappe ishte protagonisti kryesor i takimit, me sulmuesin francez që realizoi dy gola. Ai zhbllokoi sfidën në minutën e 13-të, ndërsa vetëm pak minuta më vonë Álvaro Carreras dyfishoi avantazhin e Realit.

Në minutën e 34-t, Jude Bellingham shënoi golin e tretë, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të konsiderueshëm që në pjesën e parë.

Reklamë

Rayo Vallecano reagoi pas pushimit dhe Sergio Camello shënoi në minutën e 50-të.

Megjithatë, Real Madrid kontrolloi situatën dhe në fund ishte sërish Mbappe ai që vulosi rezultatin, duke realizuar golin e tij të dytë në minutën e 90-të.

Real Madrid merr një tjetër trepikësh të rëndësishëm dhe vazhdon të konfirmojë ambiciet për titullin kampion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.