Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar...

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes dhe perëndimit

U “zhduk” para syve të policisë, dalin pamjet nga...

Gjykatësi amerikan: Trump ka shlelur ligjin me vendimin për...

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me Putin në...

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga dhe përplaset...

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në derbi kundër...

“Territorialja”, Rama zbardh çfarë u diskutua pa kamera në...

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, Çuçi: U diskutua...

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes dhe perëndimit

12 Shtator 19:57

Pasuria e familjeve të pensionistëve mbetet e shpërndarë në mënyrë të pabarabartë midis Gjermanisë lindore dhe perëndimore. Si pasojë, familjet e pensionistëve në Gjermaninë lindore vazhdojnë të kenë të ardhura më të ulëta se ato në perëndim dhe kanë shumë më pak gjasa të banojnë në shtëpi në pronësi të vetë banuesve. Kjo bëhet e qartë nga të dhënat e reja të Zyrës Federale të Statistikave (Destatis).

Sipas këtyre të dhënave, familjet e personave 65 vjeç e lart në lindje të Gjermanisë kanë një të ardhur mesatare neto prej 2270 eurosh në muaj. Në perëndim, shifra është pak më e lartë, 2350 euro. Kjo përshkruan të ardhurat mesatare të familjeve që përbëhen ekskluzivisht nga pensionistë 65 vjeç e lart. Gjysma e këtyre familjeve kanë të ardhura më të ulëta, ndërsa gjysma tjetër kanë të ardhura më të larta.

Rëndësia e pensioneve

Megjithatë, ndërsa 61 për qind  e pensionistëve në perëndim jetojnë në shtëpi pronë të tyre , në lindje kjo shifër është vetëm 44 për qind; rrjedhimisht, në landet federale lindore, shumica e pensionistëve (56 për qind) jetojnë në banesa me qira. Statistikanët vunë në dukje se, megjithëse banesat në pronësi ku pronarët banojnë vetë përbëjnë një pasuri të rëndësishme, ato nuk merren parasysh kur llogaritet të ardhurat.

Megjithatë, situatat e ndryshme të banimit pasqyrohen gjithashtu në burimet e të ardhurave: kështu, familjet e pensionistëve në lindje mbështeten në një shkallë më të madhe te pensionet e sigurimeve shoqërore (ligjore) dhe pensionet shtetërore. Këto përbëjnë 96 për qind të të ardhurave të familjes atje.

Në perëndim, sipas Destatis, kjo shifër është 92 për qind. Përkundrazi, pak më shumë se katër për qind e të ardhurave atje vjen nga pasuritë, si të ardhurat nga qiraja ose fitimet e kapitalit. Në lindje, kjo përqindje është e papërfillshme, vetëm 1 për qind.

Rrezik më i lartë i varfërisë për të moshuarit

Pavarësisht dallimeve strukturore në aspektin e pasurive, rreziku i varfërisë për pensionistët në lindje dhe perëndim është praktikisht identik. Në nivel kombëtar në Gjermani, sipas Destatis, 18.9 për qind e të moshuarve mbi 65 vjeç konsideroheshin të rrezikuar nga varfëria.

Në landet federale lindore, norma 18.5 për qind ishte e ngjashme me atë në perëndim, 19.0 për qind. Sipas përkufizimit të BE, konsiderohet se rrezikohet nga varfëria çdo person me të ardhura më pak se 60 për qind të të ardhurave mesatare të popullsisë së përgjithshme. /DW/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Gjermani pabarazia Pensionet Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar M’Baye Niang

më shumë...

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

më shumë...

Gjykatësi amerikan: Trump ka shlelur ligjin me vendimin për të përgjysmuar fuqinë punëtore të FEMA

më shumë...

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me Putin në Samitin e G20 në Majemi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:39

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku...

8:34

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë...

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

7:40

U “zhduk” para syve të policisë, dalin...

7:26

Gjykatësi amerikan: Trump ka shlelur ligjin me...

7:20

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me...

6:59

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit:...

6:51

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga...

6:17

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në...

6:16

“Territorialja”, Rama zbardh çfarë u diskutua pa...

6:11

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, Çuçi:...

6:07

Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në...

5:41

Si ta nisni ditën pa stres

5:25

Statistikat dhe formacionet! Çfarë duhet të dini...

5:13

Aksident në afërsi të Shupenzës në Bulqizë,...

4:45

Kishte bërë plan t’i bënte “pritë” Ramës...

4:37

Arda Guler “shpërthen” në “La Liga”, rekordmen...

4:13

Rama për pagat e gjyqtarëve: Ja sa...

3:59

Stuhi shiu në Elbasan, uji vërshon në...

Më të klikuarat

  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.