E martë, 13 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi ngjarjen

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Qemal Stafa”.

Policia informon se një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në banesën e 60-vjeçarit Metin Bushati. Si pasojë e shpërthimit, ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Reklamë

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për identifikimin e personave që hodhën lëndën plasëse, si dhe për shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi:

Reklamë

Rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., rreth 60 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.