E martë, 13 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar M’Baye Niang

M’Baye Niang është gati për një aventurë të re në karrierën e tij.

Sulmuesi senegalez, i cili kishte mbetur pa skuadër pas përfundimit të eksperiencës në Turqi me Gençlerbirligli, ka vendosur të rikthehet në Francë.

Reklamë

Niang ka firmosur me USL Dunkerque, skuadër që militon në Ligue 2, duke u bashkuar me klubin francez për një sezon, me mundësi zgjatjeje edhe për një tjetër.

“Eksperiencë, fuqi dhe nuhatje për golin”, ishte mënyra se si Dunkerque e prezantoi afrimin e sulmuesit në rrjetet sociale.

Një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij, Niang e ka kaluar në Itali, ku ka veshur fanellat e Milanit, Genoas, Torinos, Empolit dhe Sampdorias.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.