E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

Situata në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet e qetë dhe drejt normalizimit, pas problematikave të shkaktuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit.

Në Bashkinë Shkodër,  aksi rrugor Theth–Ndërlysaj është i kalueshëm për automjetet 4×4 dhe mjetet e rënda, ndërsa vijon ndërhyrja për pastrimin e plotë të inerteve dhe normalizimin e qarkullimit.

Në Bashkinë Malësi e Madhe, fshatin Kamicë, Nj.A Qendër, prurjet e Përroit të Thatë kanë rënë. Strukturat bashkiake do të vijojnë ndërhyrjet e nevojshme për riparimin e rrugës dhe rivendosjen e aksesit në pjesën rrugore që lidh me fshatin.

Në bashkitë Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz nuk raportohen problematika nga strukturat e Mbrojtjes Civile.

Reklamë

Nga monitorimi i kryer nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, nuk raportohen problematika me funksionimin e veprave kulluese dhe hidrovorëve.

Prefektura e Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat përgjegjëse të Mbrojtjes Civile, vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve për rikthimin e plotë të normalitetit në zonat e prekura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.