Subscribe

Pas dakordësinë për nisje të bisedimeve me kryeministrin Rama, gratë greviste të Uzinës së Ballshit lanë ambientet e grevës.

Grevistet, të cilat për 26 ditë qëndruan të ngujuara, shprehen besimplotë se më në fund do të arrijnë të marrin një zgjidhje lidhur me dy kërkesat e tyre.

 

Më në fund u ndez një dritë jeshile reagoi kryeministri. Do zoti mos të dalim të zhgënjyer. Shpresa e vetme është kryeministri. Po dolëm të zhgënjyera ka hap edhe pas, do mendojmë gjëra të tjera. Shpresoj që të mos zhgënjehemi. Siç e besuam do të jetë dhe i besueshëm.

 

Ne sakrifikuam 26 ditë sot për të drejtën tonë për kauzën tonë, që ishte një kauzë e drejtë e pastër si drita e diellit. Sot erdhi momenti që ne të dalim nga kjo grevë për një fitore të re. për një kauzë të re, për një botë të re në bashkëbisedim me kryeministrin që ofroi dje negociatat. Ne do të shkojmë për negocim. Kërkojë bukën e gojës së fëmijëve. Përderisa kryeministri arriti negociatat. Mendojmë që për naftëtarët do fillojë një epokë e re. epoka e bukës së fëmijëve. Zgjidhje mendoj se do ketë.

 

Takimi me kryeministrin do të zhvillohet sot në orën 18:00, ndërsa naftëtarët thonë se do të kërkojnë vetëm zgjidhje financiare.

 

SOKOL DAUTAJ

KREU I SINDIKATES SE NAFTETAREVE

Gjithë autoritetet janë në dijeni të atyre kërkesave që ne kemi paraqitur. Dhe greva këtë ka pasur si opsion që palët të ulen në takim dhe t’i japin zgjidhje. deri në këto momente që flasim është arritur kompromisi për takim shpresojmë t’i japim një zgjidhje financiare. Theksoj dhe njëherë se naftëtarët nuk kanë nevojë për premtime boshe. Asnjë nga na naftëtarët nuk është toleruar tek derdhja e taksave; dritat, uji, dhe gjitha detyrimet. Uroj që takimi të mbyllet me sukses

 

Punonjësit e Uzinës se Ballshit kërkojnë 13 pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *