Sipas informacionit të dhënë, mëngjesin e sotëm në lagjen Pjetër Budi në Mat është gjetur një pako e dyshuar me lëndë plasëse nën një makinë të parkuar, e cila i përket Edmond Pashës.
Pasi është konstatuar rreziku, menjëherë kanë ardhur forcat xhenjere nga Tirana për të kryer verifikimet dhe siguruar situatën. Pas disa orësh, pakoja është hequr dhe aktualisht priten rezultatet e verifikimit për të përcaktuar nëse lëndët janë të dyshimta apo jo.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.
Mësohet se i riu që kishte në përdorim kohët e fundit makinën ka tentuar ta ndezë në mëngjes por automjeti nuk ka ndezur. Në këtë moment ai ka zbritur dhe rastësisht ka konstatuar lëndën plasëse dhe ka njoftuar policinë.
Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e forcave antieksploziv të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të larguar lëndën plasëse.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po mbledh të dhëna.
Paraprakisht dyshohet se lenda plasëse është vendosur 2 ditë më parë në automjet, ku dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë lëvizur në këmbë.
Për tju shmangur objektivit të kamerave të bizneseve dhe ato të qytetit, dy autorët e dyshuar kanë ardhur nga ana e poshtme e lagjes në zonë pa kamera sigurie deri tek ura e Matit./vizionplus.tv





