Ndërkohe, po per reformën ne drejtësi, ministri Ylli Manjani u takua këtë te enjte në Strasburg, me kreun e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio. Gjate bisedës u theksua nevoja për forcimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Komisionin e Venecias, ndërsa është diskutuar per fazën ne te cilën ka hyre procesi i reformës ne drejtësi. Manjani ka vlerësuar ndihmën e eksperteve te këtij institucioni ne hartimin e paketës se ndryshimeve kushtetuese, përmes se cilës kryhet reforma me e rëndësishme ne vend. Ekspertet e Ministrisë se Drejtësisë, kane paraqitur ne Komisionin e Venecias amendamentet e tyre per reformën, te cilat bashke me draftin e eksperteve te nivelit te larte dhe opinionin e opozitës, do te shqyrtohen nga ndërkombëtaret.
Ministri i Drejtësisë Manjani vlerëson ndihmën e “Venecias”
