Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
12 May 2025
Vizion fokus

Vijon procesi i numërimit në qarkun e Lezhës, si...

PD fiton bashkinë e Hasit, vijon numërimi në dy...

Vota e Greqisë, reagon KQZ: Nuk ka vendim për...

Përfundon numërimi në 3 bashkitë e Korçës, vijon në...

Ndërpritet numërimi në Klos, opozita denoncon parregullsi, PS kryeson...

Vijon numërimi në qarkun e Fierit, kryeson PS! Si...

PS fiton katër bashki të Gjirokastrës, kryeson në tre...

Vijon numërimi në tre bashkitë e Durrësit, PS kryeson...

Vijon numërimi në katër bashkitë e qarkut Dibër, kryeson...

Përfundon numërimi në një nga bashkitë e Elbasanit, si...

Ministri Hoxha: Siguria në shkolla, ndër prioritetet kryesore, zbatojmë projektin “Smart City” për të rritur sigurinë

13 Shtator 11:09

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, theksoi sot rëndësinë që ka siguria në shkolla dhe angazhimin për t’u krijuar nxënësve dhe mësuesve një mjedis ku ata të ndjehen të mbrojtur dhe të sigurtë.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në shkollën “Kosova” në Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ministri i Brendshëm renditi masat kryesore të ndërmarra, si rrjedhojë e nismës “Paketa e Sigurisë në Shkolla”.

KQZ Banner

Lexo edhe :

Related Posts

Rama shkëmben batuta me mësuesit: Keni shumë durim, Zoti dhe prindërit iu bekofshin kur hyni në klasa
“Do vazhdojmë me rritjen e pagave për mësuesit”, Rama tregon synimin për “Shqipërinë 2030”

Gjithashtu, ministri Hoxha prezantoi dhe një nga projektet më madhorë të “Shqipërisë 2030”, në aspektin e sigurisë.

“Përmes ‘Smart City’ synojmë një standard të ri në monitorimin, kontrollin, mbikëqyrjen dhe analizimin e pamjeve të rrugëve, hapësirave të mëdha publike, qyteteve, përfshirë këtu edhe shkollat. Ky projekt do të modernizojë edhe më tej infrastrukturën teknologjike të Policisë së Shtetit”, theksoi ai.

Më poshtë, fjala e plotë e ministrit Hoxha:

Është një privilegj dhe kënaqësi t’ju drejtohem sot, në fillim të këtij viti shkollor, që shënon një etapë të re të udhëtimit tuaj drejt dijes.

Mirë-arsimimi mbetet themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen tonë si individë, por edhe si shoqëri.

Suksesi i një udhëtimi është i lidhur ngushtë edhe me Sigurinë, që çdo nxënës dhe mësues të ndjehet i mbrojtur në mjedisin e përditshëm shkollor.

“Paketa e Sigurisë në Shkolla” është një nismë në vitin e dytë të zbatimit dhe konsolidimit të saj.

Ajo është hartuar me një qëllim të qartë: – Të garantojë që çdo shkollë të jetë një vend, ku mbizotëron jo vetëm arsimi cilësor, por edhe siguria për të gjithë, e ku masat janë gjithëpërfshirëse dhe synojnë mbrojtjen e të gjithë komunitetit shkollor.

Aktualisht, kemi shtuar praninë e forcave policore, me dhe pa uniformë, në zonat rreth shkollave, me qëllim kontrollin dhe parandalimin e çdo incidenti që dëmton shëndetin dhe sigurinë e nxënësve.

Janë instaluar kamera sigurie dhe sisteme monitorimi, në hyrje dhe në perimetrin e institucioneve shkollore, për t’u garantuar që çdo incident të parandalohet në kohë.

240 Oficerë të Sigurisë, ura lidhëse mes Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Arsimit, “syri dhe veshi” i policisë në shkolla, janë një hallkë e pazëvendësueshme dhe vlerë e shtuar në sigurinë e nxënësve.

Siguria Rrugore për nxënësit, stafet pedagogjikë dhe të gjithë komunitetin është po aq e rëndësishme sa siguria publike. Ndaj, që në fillim të këtij viti shkollor kam kërkuar një qasje tjetër, me fokus menaxhimin e trafikut dhe përmirësimin e sinjalistikës rrugore.
Më lejoni t’ju informoj se, së shpejti, Qeveria Shqiptare do të vendosë në zbatim projektin “Smart City”, një nga projektet madhorë të “Shqipërisë 2030” në aspektin e sigurisë.

Përmes tij synojmë një standard të ri në monitorimin, kontrollin, mbikëqyrjen dhe analizimin e pamjeve të rrugëve, hapësirave të mëdha publike, qyteteve, përfshirë këtu edhe shkollat.

Ky projekt do të modernizojë edhe më tej infrastrukturën teknologjike të Policisë së Shtetit.

Të gjithë së bashku jemi të angazhuar për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurtë dhe më të mirë për brezat e ardhshëm.

Ju faleminderit dhe ju uroj një vit sa më të mbarë shkollor!/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Ervin Hoxha siguria ne shkolla

Nga e njëjta kategori

Vijon procesi i numërimit në qarkun e Lezhës, si renditen forcat politike

më shumë...

PD fiton bashkinë e Hasit, vijon numërimi në dy të tjerat! Ja si renditen forcat politike

më shumë...

Vota e Greqisë, reagon KQZ: Nuk ka vendim për përjashtimin e vlerësimit të votës dhe votuesve, po spekulohet!

më shumë...

“Procesi ishte i qetë në tërësi, por me disa incidente”, vëzhguesit e OSBE/ODIHR: Qindra përfaqësues në terren, të gatshëm për bashkëpunim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:52

Vijon procesi i numërimit në qarkun e...

4:32

PD fiton bashkinë e Hasit, vijon numërimi...

4:29

Vota e Greqisë, reagon KQZ: Nuk ka...

4:16

“Procesi ishte i qetë në tërësi, por...

4:03

Përfundon numërimi në 3 bashkitë e Korçës,...

3:57

Ndërpritet numërimi në Klos, opozita denoncon parregullsi,...

3:44

Vijon numërimi në qarkun e Fierit, kryeson...

3:41

PS fiton katër bashki të Gjirokastrës, kryeson...

3:26

Vijon numërimi në tre bashkitë e Durrësit,...

3:19

Vijon numërimi në katër bashkitë e qarkut...

3:16

Përfundon numërimi në një nga bashkitë e...

3:09

Zelensky zhvillon bisedën e parë telefonike me...

3:02

Përfundon numërimi në dy bashki të Beratit,...

2:48

Edhe diaspora zgjedh PS-në, hapen mbi 3500...

2:30

Arrestimi i babait të Limonera Bozhës, SPAK...

2:10

Ultimatum nga Gjermania për Rusinë: Armëpushim në...

2:07

“Do të bëjmë një vlerësim pas përfundimit...

1:57

Një ditë pas zgjedhjeve, Rama: Telefonata e...

1:52

Aksident i rëndë në aksin Himarë–Qeparo, humb...

1:48

PD drejt humbjes, Berisha thirrje demokratëve: Mbroni...

Më të klikuarat

  • ZGJEDHJET 2025/ Dalin rezultate e para, ja si ndahen votat n...
  • ZGJEDHJET 2025/ Numërohen 545 nga 5225 kuti në të gjithë Shq...
  • ZGJEDHJET 2025/ REZULTATET LIVE
  • ZGJEDHJET 2025/ Dalin rezultatet e para në ZAZ-të e Vorës, G...
  • ZGJEDHJET 2025/ PS thellon rezultatin në të gjithë vendin, v...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services