Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
08 June 2026
Vizion fokus

“Nga revulucioni imagjinari i flamingove më pëlqejnë memet”, Rama...

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares...

Tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet,15 viktima, video tronditëse nga...

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e ministrit izraelit:...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani rrëzon dy...

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej...

Zvërneci nuk lihet në dorë të investitorit, qeveria duhet...

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i Zvërnecit ta...

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit në protestë...

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

Mijëra rusë largohen për t’i shpëtuar thirrjes së detyruar në ushtri

24 Shtator 20:15

Në kufijtë në lindje, jug dhe perëndim të Rusisë, mijëra rusë po përpiqen t’i shpëtojnë mobilizimit në ushtri. Në vendkalimin Zemo Larsi në kufirin me Gjeorgjinë, radha e makinave të enjten ishte kilometrike. Skena të ngjashme kishte edhe në kufijtë e Kazakistanit dhe Mongolisë.

Trafiku është më shumë se dyfishuar në kufirin e Rusisë me Finlandën. Mes të larguarve ishte edhe 34-vjeçari Nikita, i cili nuk donte të jepte emrin e tij të plotë.

“Po, kam frikë. Sepse është një gabim shumë i madh, për Rusinë, për Evropën dhe, natyrisht, për qytetarët e Ukrainës”.

Gjermania tha se, sipas rasteve, do të ofronte strehim për rusët që largohen nga thirrja e detyruar në ushtri. Por disa vende të tjera evropiane, përfshirë fqinjët e Rusisë, po e kufizojnë hyrjen për qytetarët e saj.

Ka njoftime se fluturimet drejt vendeve që nuk kërkojnë vizë, përfshirë Turqinë, Serbinë dhe Dubain, janë prenotuar plotësisht. Shtetasi rus, Alex, shkoi në Stamboll për t’i shpëtuar mobilizimit në ushtri.

“Nuk e besoja se hapi tjetër do të ishte mobilizimi në ushtri. Mendoj se nuk janë të shumtë rusët që duan të luftojnë dhe duan të mobilizohen në ushtri”.

Pasi pësoi humbje të konsiderueshme në Ukrainë, Moska thotë se ka filluar një mobilizim të pjesshëm prej rreth 300,000 rezervistësh. Por janë përhapur zëra se edhe popullsia civile ka marrë thirrje të detyrueshme në ushtri.

Zëri i Amerikës bisedoi përmes rrjetit Skype me analistin rus Alex Titov me Universitetin Queen’s të Belfastit.

“Tani, ata duhet të përdorin atë që u përpoqën ta shmangin, mobilizimin e detyrueshëm të popullsisë civile. Nuk dihet sa fletëthirrje do të dërgohen, dhe për sa kohë. Nuk shihet një fund i qartë”.

Rusia e mohoi se qytetarët e saj po largohen si rezultat i thirrjes së detyruar në ushtri, diçka që mund të sjellë probleme për Putinin, thotë analisti Titov.

“Nëse eksodi është i madh, ata mund të vendosin kufizime zyrtare për burrat që udhëtojnë jashtë vendit, kryesisht për një moshe të caktuar. Ekziston një prirje e përgjithshme për rritjen e zhgënjimit nga lufta. Por nuk jam i sigurt nëse do të arrijë një pikë kritike”.

Shumë prej të rekrutuarve janë sjellë nga rajone të largëta, si qyteti Yakutsk i Siberisë.

“Nuk e prisja. Po e çoja vajzën në shkollë dhe ata më dhanë fletëthirrjen në rrugë. U paraqita menjëherë dhe po ruaj qetësinë. Shpresoj që të mos më dërgojnë për një kohë të gjatë”, thotë rekruti Pavel Sokolov.

Protestat kundër mobilizimit kanë shpërthyer në qytete anembanë Rusisë. Një protestues tha me zë të lartë se nuk pranon të vdesë për Putinin. Mbi një mijë protestues janë arrestuar. Udhëheqësi i burgosur i opozitës, Alexei Navalny, ka bërë thirrje për protesta masive kundër luftës.

Posted Under:
Aktualitet Bota Kryesoret
Tagged:
Rusi Ukraine Ushtri

Nga e njëjta kategori

“Nga revulucioni imagjinari i flamingove më pëlqejnë memet”, Rama ironizon pankartat në protestë: Të preferuarat janë shumë të nxehta, s’i postoj dot

më shumë...

Tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet,15 viktima, video tronditëse nga ndërtesat e shembura

më shumë...

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e ministrit izraelit: Teherani duhet të digjet sonte!

më shumë...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani rrëzon dy raketa balistike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:41

“Nga revulucioni imagjinari i flamingove më pëlqejnë...

9:27

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet...

9:11

Tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet,15 viktima, video...

8:36

Zgjedhjet e 7 qershorit/ Procesi i numërimit...

8:30

“Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet impulsive”, parashikimi...

8:15

E hëna me mot të qëndrueshëm, reshje...

10:38

Zgjedhjet në Kosovë/ Mbi 95% e kutive...

10:19

Trump mesazh Iranit: Boll! Rikthehuni në negociata

9:50

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e...

9:42

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani...

9:21

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi dy mijë...

8:46

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”,...

8:41

Brenda dasmës së Dua Lipës në Siçili,...

8:27

Zvërneci nuk lihet në dorë të investitorit,...

8:01

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i...

7:48

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit...

7:04

VIDEO/ Zjarr në parkingun e një pallati...

6:48

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

6:31

Nis protesta për Zvërnecin! Qytetarët mblidhen në...

6:24

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në...

Më të klikuarat

  • “Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë n...
  • Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjo...
  • Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet nga...
  • Gjendjet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë...
  • Masa e sigurisë nga Spitali i Traumës, Gjykata e Korçës lë n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.