Subscribe

Presidenti Meta u nis ne kembe drejt selise se kuvendit per tu perballur me deputetet qe kane marre si detyre hetimin dhe shkarkimin e tij nga posti i Presidentit te Republikes.

 

Ilir Meta është i pari kryetar shteti që akuzohet për shkelje të rëndë të kushtetutes dhe për të cilin kërkohet shkarkimi nga posti më i lartë i shtetit shqiptar.

 

Presidenti i Republikes Meta ka qëne i pari që ka marrë fjalen në këtë mbledhje duke vënë ne dukje se vendimi tashme është marrë.

 

 

ILIR META

 

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

 E gjykova tepër të arsyeshme e të domosdoshme për të qenë këtu në radhë të parë për të treguar respekt ndaj institucioneve por se dyti edhe sepse Kuvendi e ka dhënë gjykimin e tij përmes rezolutës së tij, por edhe për të dhënë disa të dhëna të tjera që mendojnë se do shërbejnë. Po nis me çështjen e parë. Duhet të keni parasysh se nuk ka shumë hapësira për të bërë interpretime se çdo të thotë të zgjedhësh. Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut si e vetmja gjykatë e interpretimit të kësaj konvente, në vitin 2015 ka marrë një vendim për rishqyrtimin e një çështjeje të ngjashme, të Bullgarisë. Dhe gjykata ka arsyetuar se e drejta e votës e garantuar nga neni 3 e limituar nuk është e limituar në zgjedhjen e një kandidati dhe hedhjes së një kandidati. Pra të thuash zgjedhjet me një kandidat do të thotë të jesh në një proces fiktiv. Dhe për këtë çështje Bullgaria është dënuar me një gjobë. Kështu që është shumë e qartë që presidenti republikës duke nxjerrë një dekret për anulimin e zgjedhjeve ka mbrojtur të drejtën e votës së qytetarëve shqiptarë dhe ka shmangur zgjedhjet me një kandidat.

 

 

Por pavaresisht kesaj kreu i shtetit i qendron bindjes se anullimi i 30 qershorit ishte e vetmja levizje e arsyeshme ne nje moment tensioni te forte politik.

 

 

“Unë mund tu them me përgjegjësi të plotë që kam bërë aktin më të mirë të mundshëm. Unë kam qenë i pari që kam thënë qartë që të dyja palët duhet të distancohen nga rruga e konfrontimit, pra që isha kundër djegies së madateve nga opozita. Por asnjë gjë nuk ndodhi; në qoftë se ata si opozitë ishin të papërgjegjshëm edhe mazhoranca nuk bëri asnjë përpjekje për të vendosur një dialog për normaliziminin e situatës. Shqipëria është në një krizë të paprecedentë përfaqësimi. Këtë gjë e tregon edhe parlamenti i paplotësuar.Bëra përpjekje që palët të negocionin edhe para se të merrja vendimin për të shtyre datën e zgjedhjeve lokale.Përpjekjet e mija kanë qenë të vazhdueshme, mund ti referohemi edhe referimit të OSBE/ODIHR të raportit paraprak ku thotë se Presidenti bëri thirrje të vazhdueshme për dialog. Por kam hasur pengesa nga kokëfortësia e kryeministrit për të mos diskutuar mbi 30 qershorit dhe e dyta ishte kokëfortësia e kryetarit të Partisë Demokratike. Të dyja për mua këto ishin të papranueshme. Ashtu si për mua ishte e papranueshme edhe sjellja e opozitës, kreut të PD, Lulzim Basha që nuk pranoi të ulej në dialog me kryeministrin.Të dyja ishin të papranueshme në konceptin tim.Unë nuk kam qënë dakort as me aktet e dhunës në disa protesta të opozitës, as me antimitingjet e kryeministrit. Ia kam thënë këtë gjë edhe Ramës. 

 

 

Meta ka vene ne dukje se vendi rrezikonte te shkonte ne nje perplasje civile duke bere publike per here te pare informacionet e klasifikuara qe motivuan anullimin e dekretit.

 

 

Pikërisht më datë 7 qershor përpara se Presidenti të shfuqizonte 30 qershorin ka marë një informacion të deklasifikuar, me pak fjalë, ky informacion thotë se persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e organizuar nga opozita në 8 qershor për akte të ndryshme. Ky akt nuk do të sillte vetëm plagosje në radhët e qytetarëve e policiëve, por edhe dëmtim të imazhit të vendit nëpërmjet djegies së kuvendit, kështu së bashku me ekipin tim të sigurisë kombëtare gjykuam se ishte moment I duhur për të parandaluar një ngjarje që mund të sillte pasoja të mëdha. Informacioni që kam është sekret por I besueshëm. Nëse duhet ta bëj publik, do të më duhet të konsultohem me institucionet që na e dhanë këtë informacion dhe pastaj duhet të shohim certefikatet e sigurisë së anëtareve të komisionit hetimor.

 

 

Pertej perplasjes civile kreu i shtetit paraqiti edhe argumentin e te drejtes se qytetareve per te zgjedhur mes disa alternativave, duke risjelle ne vemendje se ai vete ka qene student i dhjetorit e eshte perpjekur per pluralizmin ne vend.

 

 

“Është e tepërt se nuk dua të përmend fjalë tjetër që ti kërkosh një studenti të dhjetorit në detyrën e Presidentit që të krijojë, apo të shërbejë, apo të pranojë , apo të heshtë pas 30 vjetësh për kthimin e një precedenti tjetër të zhvillimit të zgjedhjeve me një kandidat si njëherë e njëkohë.”

 

 

Pyetjet e socialisteve shigjetuan kushtetuetshmerine e anullimit te dates se zgjedhjeve.

 

 

 

 “”ULSI MANJA

 

A mendoni Zoti President se me anullimin e zgjehdjeve te 30 qershorit, me arsyteimin e garantimit te te drejtes se votes per njeren pale, palen qe mbeshteste opoziten, ju tentuat ti mohoni te drejten pales tjeter  qe ishte ne kulmin e ushtrimit te kesaj te drejte kushtetuese.

 

 

ILIR META

 

 

Une nuk i kam mohuar askujt të drejtën e zgjedhjes, përkundrazi unë kam shfuqizuar 30 qershorin me vullnetin për të dekretuar një datë të re, në mënyrë që të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtronin në mënyrë cilësore dhe substanciale të drejtën e votës.”” 

 

 

Gjithashtu mazhoranca e pyeti nese Kreu i Shtetit ne qershor me shume se President ishte mbrojtesi i nje krahu politik.

 

 

 

BASHKIM FINO

 

“Ju i shërbyet një pale, me të drejtë mbase sic e gjykuat ju që ata të vinin në zgjedhje, ata prapë nuk erdhën dhe prapë nuk vijnë. Ne i bëmë një palë zgjedhje dhe ata prapë nuk do vinë në 13 tetor , atëhere si do të dalë presidenti mbi palët?

 

 

ILIR META

 

 

Mua më duhet t ju kujtoj juve edhe si koleg i vjetër në parlament dhe të gjithë të tjerëve se unë edhe kur kam qenë palë, për cështjet madhore kam qëndruar mbi palët.”” 

 

 

Te gjitha palet perseriten argumentat qe artikulohen prej 3 muajsh ne skenen politike, por ajo qe beri pershtypje ishte kujdesi i mazhorances dhe presidentit qe mbledhja te ishte e qete, deklaratat te ishin ligjore, te mos kishte sulme personale, nje skene qe nuk ngjan aspak me komunikimin qe ata kane pasur ne javet e kaluara. Asnjehere me pare nuk ka pasur nje komision hetimor i cili te perfshinte kaq shume falenderime.

 

 

ULSI MANJA

 

Mua s me mbetet gje tjetër vecse t ju falenderoj për prezencen tuaj sot në komision por edhe për korrektesën në përgjigjet që ju dhatë për koleget e mi të komisionit.

 

 

ILIR META

 

 

Unë ju falenderoj perzemërsisht që më dhatë mundësinë të rikthehem ne ketye institucion kaq te dashur per mua dhe de dyti ju uroj suksese ne punen tuaj ne te ardhmen, ftoj Finon per kafe.

 

Pas kesaj procedura per shkarkimin e Metes kalon ne nje faze te re, e te marten do te jene ekspertet e komisionit te Venecias qe do te diskutojne fatin e Presidentit te Republikes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *