Presidenti Ilir Meta priti në një takim këtë të premte ambasadorin e ri të Meksikës në Shqipëri, Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda.
Duke theksuar nevojën për forcim të bashkëpunimit ekonomik, tregtar e në fusha të tjera, kreu i shtetit kërkoi nga Meksika që të liberalizojë vizat për shqiptarët.
“I kërkova Ambasadorit Zepeda, që edhe Meksika, ashtu si edhe Shqipëria më parë, të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë”, tha Ilir Meta.





