Subscribe

Presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim ligjin “Për disa ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit”. Në njoftimin për mediat, Meta tha se me anë të këtij ligji policia përdoret për zgjedhje për të mbikëqyrur çdokënd.

 

“Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, duke cenuar pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; Bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara ngë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, që lidhen me grancitë për ruajtjen e privatësisë; Rrezikon ta kthejë Policinë e Shtetit në një organ që gjurmon qytetarët jashtë një procesi penal dhe kontrollit të organeve të drejtësisë, dhe ta vërë nën presionin qeveritar gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor, nën urdhrat e vullnetit politik, duke cenuar edhe pavarësinë operacionale të saj; Shkakton trajtim të pabarabartë dhe pasiguri për vendin e punës, për punonjësit e Policisë së Shtetit, duke sanksionuar lëvizjen e tyre në pozicione të tjera, edhe pa miratim paraprak, me pasojë humbjen e përfmeve që kanë prej statusit të veçantë për shkak të detyrës.”

 

Sipas presidentit, ky ligj shkakton pasiguri tek personeli policor dhe prandaj kërkon nga mazhoranca që të reflektojë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *