Subscribe

Dhjetëra mësues kosovarë kanë zgjedhur Korçën për të kaluar festën e 7 Marsit. Kanë zgjedhur Korçën edhe për shkak të Muzeut të Arsimit Kombëtar që ndodhet në këtë qytet.

Në kushtet kur godina më shumë se 200 vjeçare e Muzeut është në punimet e fundit të rikonstruksionit, kanë mundur të vizitojnë vetëm ambientet e jashtëme të këtij muzeu.

Të gjithë kanë pranuar emocionet që ju na shkaktuar prania për herë të parë në Muzeun e Arsimit por nga ana tjetër nuk janë ndierë mirë kur nuk kanë pasur mundësi ta vizitonin nga brenda godinëm ku për herë të parë është shkruar dhe mësuar shqip.

Godina prej gati 1 viti po i nënshtrohet rikonstruksionit total pasi ka qenë tejet e amortizuar, krahas rikonstruksionit të plotë, po ndërhyet edhe në pjesën e brendshme me elementet e historikut të arsimit shqiptar e cila pasqyrohet në këtë muze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *